Arban Abrashi: Kam mbështetjen e AAK-së

Aktuale

Arban Abrashi: Kam mbështetjen e AAK-së

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 22:46
Arban Abrashi

Arban Abrashi ka thënë që janë në bisedime me AAK-në për programet  qeverisëse, me ç’rast sipas tij kanë disa pika të përbashkëta.

“Në funksion të koalicionit me qytetarët e kam mbështetjen e AAK-së” ka deklaruar Abrashi, në një intervistë në Magazina Lokale.

Ndërkohë gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për kundërshtarin e tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, duke thënë se ai dëshiron që diskursin për kryeqytetin ta kthej në nivelin më të ulët, ngaqë aty ai dhe subjekti prej nga vjen janë të fortë.

“Ata e kanë një makineri prej disa qindra të punësuarve që posa të thotë dikush diçka në Facebook ata fillojnë me linçime ngaqë aty janë të fortë. Nuk dua të bie në diskursin e tyre, ngaqë aty humb, ata kanë dhjetë vjet që merren me propagande e linçime, aty janë të fortë” ka thënë Abrashi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat