Haradinaj nderoi popullin hebrenj

Aktuale

Haradinaj nderoi popullin hebrenj

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:15
Ramush Haradinaj duke bërë homazhe te pllaka përkujtimore e viktimave të Holokaustit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot pasdite ka bërë homazhe tek lapidari në vendin ku është sinagoga e fundit e Kosovës që qëndroi këtu deri më 1963.

Kjo pllakë është ngritur për të përkujtuar hebrenjtë e Kosovës që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokausit.

Kryeministri Haradinaj tha se sot gjatë ditës kanë pasur edhe aktivitete të tjera për t’i nderuar popullin hebre. Sipas tij, shqiptarët në përgjithësi kanë bërë shumë për hebrenjtë.

Haradinaj: Bëmë një nderim te ky lapidarë që i kushtohet sakrificës së hebrenjve

“Tani bëmë edhe një nderim te ky lapidarë që i kushtohet sakrificës, por edhe përkujtimit për hebrenjtë për luftën e Dytë Botërore. Si Kosovë, na vjen mirë që bazuar në këto vlera i takojnë botës, e cila ka respektuar jetën e njerëzve në kohërat më të vështira. Edhe ne jemi përkrahë në kohërat tona të vështira nga Bota, kështu që është një marrëdhënie besoj e mirë për të gjithë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Pllaka është e vendosur në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Aktualisht në Kosovë janë deklaruar se jetojnë rreth 75 hebrenj, me origjinë nga nëna apo babai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat