Vendimi i qeverisë për pezullimin e pronave publike nuk ka efekt juridik

Aktuale

Vendimi i qeverisë për pezullimin e pronave publike nuk ka efekt juridik

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Sot në mbledhjen e qeverisë u tha se tokat shoqërore të Kosovës nuk do të mund të privatizohen së paku edhe për një vit.

Mirëpo, burimet e mediave, brenda Agjencionit Kosovar të Privatizimit-së bëjnë të ditur se vendimi i qeverisë nuk ka efekt ligjore dhe një gjë e tillë është e jashtëligjshme, për shkak që qeveria nuk ka kompetenca mbi AKP-në dhe pronën shoqërore.

AKP është institucion i krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe jo nga Qeveria, andaj i përket Kuvendit të marr vendime, ndërsa vendimet e qeverisë nuk janë obligative për AKP-në.

Edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha sot se ndër prioritet më të rëndësishme të Qeverisë janë hapja e vendeve të reja të punës, investimi i fuqishëm në të gjitha tokat që menaxhohen nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.

Po ashtu kujtojmë, se për pezullimin e privatizimit të pronave shtetërore, Qeveria dha një arsye.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht, për një afat njëvjeçar, privatizimin e tokave në pronësi shoqërore, periudhë gjatë të cilës do të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për prona me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe investimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë ë Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat