Haradinaj- Imeri: Të kryhen detyrat e përcaktuara me ligj

Aktuale

Haradinaj- Imeri: Të kryhen detyrat e përcaktuara me ligj

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 14:02
Ramush Haradinaj në me drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takime të ndara drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri, dhe Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani.

Ata e informuan Haradinajn me të arriturat por edhe me sfidat dhe problemet me të cilat përballen këto dy institucione të pavarura shtetërore, duke theksuar përkushtimin e tyre për t’i kryer të gjitha detyrat me të cilat i obligon ligji. 

Haradinaj vlerësoi punën e rëndësishme që bëjnë këto dy institucione, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë për ta ruajtur pavarësinë nga politika të këtyre institucioneve vitale të shtetit edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat