A u pajtua Thaçi me Ambasadorin Britanik?

Aktuale

A u pajtua Thaçi me Ambasadorin Britanik?

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:19
Hashim Thaçi dhe Ruairi O'Conell

Hashim Thaçi duket se ka tejkaluar hidhërimin që kishte në Ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, i cili ishte larguar nga një konferencë kur Presidenti kishte drejtuar akuza ndaj ndërkombëtareve për mos mbajtje të premtimeve.

Megjithëkëtë, të dielën, Presidenti Thaçi bashkë me Ambasadorin Ruairí O'Connell kanë vizituar sheshin kryesor të Prishtinës ku ndodhet memoriali që nderon britanikët e rënë.

“Në shenjë nderimi për dëshmorët britanikë, sot në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar bëra homazhe te memoriali i tyre në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë. Përulemi para sakrificës së të gjithë atyre që dhanë çdo gjë për lirinë tonë”, ka shkruar Thaçi në FB.

Në ceremoninë për Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar ka marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Sidoqoftë, reagimet e Thaçit ndaj ndërkombëtarëve, sidomos për Gjykatën Speciale, shumëkush i ka lidhur me rrezikun që edhe presidenti të jetë ndër të parët në listën e këtij institucioni.

Sidoqoftë, Thaçi kishte lëshuar akuza se ndërkombëtarët nuk mbajtën premtimet, por e ndëshkuan Kosovën.

“Kosova mbajti fjalën e themeloi Gjykatën po bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asnjë hap. Kosovës veçse iu vështiruan mundësitë. Kosova u tregua me lojale por u ndëshkua më së shumti”, ishte shprehur Thaçi në konferencën kur ishte larguar Ambasadori Britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat