Vetëvendosje përkrah LDK-në në këtë komunë mjaft të madhe!

Aktuale

Vetëvendosje përkrah LDK-në në këtë komunë mjaft të madhe!

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 21:26
LDK -VV

Lidhja Demokratike e Kosovës që po garon në balotazh kundër Partisë Demokratike në Vushtrri ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kandidati për kryetar nga LDK-ja, Xhafer Tahiri, ka thënë se ky koalicion është një moment i rëndësishëm për Vushtrrinë, por edhe për tërë Kosovën.

“Dua t’ju ftojë të gjithëve që të punojmë shumë për ta ndryshuar qytetin tonë së bashku”, ka thënë, pos tjerash, Tahiri pas nënshkrimit të marrëveshjes.

LDK-ja më parë kishte arritur marrëveshje edhe me Aleancën Kosova e Re në Vushtrri.

Marrëveshjen mes LDK-së dhe Vetëvendosjes e ka përshëndetur edhe kryetarja e Degës së VV-së në Vushtrri, Aida Dërguti.

Siç është njoftuar nga partnerët e kësaj marrëveshje, LDK-VV dhe AKR do të formojnë shtab të përbashkët zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat