80 mijë fletëvotime të pavlefshme, prokuroria duhet t’i hetojë

Aktuale

80 mijë fletëvotime të pavlefshme, prokuroria duhet t’i hetojë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 nëntor 2017 Në ora: 19:09
ilustrim

Sipas raportit zyrtar të KQZ-se edhe në këto zgjedhje janë mbi 80 mijë fletëvotime të prishura si të pa vlefshme.

Duke folur rreth asaj se a janë fletëvotimet e pa vlefshme edhe në zgjedhjet e 22 Tetorit, opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “ Bota sot”, se këto zgjedhje janë edhe një shuplakë tjetër e radhës nga klasa politike.

Sipas tij, ky numër aq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme, që sipas deklaratave të zyrtarëve të KQZ-së, është për shkak të gabimeve që kanë bërë qytetarët gjatë procesit të votimit, është tejet  shqetësues, madje në radhë të parë i tillë duhet të jetë për KQZ-në por edhe për subjektet politike.

Image
Nexhat Haziri

“Ky numër aq i madh i këtyre fletëvotimeve të pavlefshme, duhet patjetër të trajtohet jo vetëm nga KQZ-ja, por edhe nga shoqëria në përgjithësi. Duhet të shikojmë se pse po ndodhë kjo? A është mungesë e edukimit sa i përket mënyrës së votimit, mungesës e një kampanje të vetëdijesimit të qytetarëve për mënyrën e votimit, apo ka diçka tjetër në këtë mes, siç është edhe mundësia që dikush mund edhe ti prish këto fletëvotime gjatë kohës së menaxhimit të procesit të numërimit të votave”, ka thënë opinionsti Haziri.

Ai konsideron se një hetim të këtij fenomeni po përsëritet vazhdimisht nga zgjedhjet në zgjedhje.

“Partitë politike duhet ta kuptojnë se pjesë e fushatës së tyre në procese zgjedhore është edhe informimi i elektoratit të tyre se cila është mënyra e votimit. Unë dyshoj shumë se ky numër aq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme është vetëm si rezultat i gabimit të votuesve”, është shprehur opinionisti Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat