Sondazhi për Prizrenin, ja kush e fiton bindshëm garën në balotazh

Aktuale

Sondazhi për Prizrenin, ja kush e fiton bindshëm garën në balotazh

Nga: B.S Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 21:11
Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka

Derisa balotazhi i 19 nëntorit për zgjedhjet lokale në Kosovë po afron, gara mes kandidatëve për komunash, po bëhet më e nxehtë.

Interesante pritet të jetë gara në Komunën e Prizrenit, ku në balotazh do të shkojnë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Gazeta “Bota sot”, ka realizuar një sondazh, i cili ftues ka nxjerrë kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka.

Në sondazh kanë votuar më shumë se 2 mijë 100 lexues, ku 73% e tyre kanë votuar kandidatin e VV-së për Prizrenin, Mytaher Haskukën, derisa për Shaqir Totajn e PDK-së kanë votuar 27% e lexuesve./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat