SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi - Bota Sot
SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

E diel, 19 nëntor 2017

SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:08
Michel Sison

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michel Sison, tha sot në Nju Jork, se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë.

"Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës," tha Sison, në mbledhjen e rregullt të KS të OKB-së për Kosovën, ku është diskutuar raporti i fundit i sekretarit të të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Diplomatja amerikan theksoi se është koha për të ndryshuar misionin e OKB-së në Kosovë dhe se është e nevojshme që të ketë një periudhë raportimi nga tre muaj në gjashtë muaj.

Ajo gjithashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet numri i zyrtarëve të UNMIK-ut dhe buxheti i atij misioni.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test