“Shpend Ahmeti do të mbahet mend për kunjat dhe kiflet”

Aktuale

“Shpend Ahmeti do të mbahet mend për kunjat dhe kiflet”

H.Orana Nga H.Orana Më 15 nëntor 2017 Në ora: 14:04
Ilustrim

Ish ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë sot se kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti po krenohet vetëm me projektet e LDK-së. I të njëjtit mendim është edhe zyrtari tjetër i LDK-së, Bajram Gecaj.

Image
Bajram Gecaj

Ky i fundit thotë për “Bota sot” se mandati i tij do të mbahet mend vetëm për shkak të kunjave dhe kifleve.

“Në mandatin e tij katër-vjeçar, Shpend Ahmeti nuk mund të identifikoi asnjë projekt madhor i cili do të mund të mbetej si trashëgimi sinjifikante e qeverisjes së tij. Kunjat dhe kiflet janë dy projekte me të cilat do të mund të identifiikojmë mandatin e tij”, thotë Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat