Djali i Baxhakut deklaron votën e tij për Haskukën: VV na ka sulmu Isën me ujë, PDK na ka sulmu Rugovën me bomba

Aktuale

Djali i Baxhakut deklaron votën e tij për Haskukën: VV na ka sulmu Isën me ujë, PDK na ka sulmu Rugovën me bomba

Nga: B.S Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 09:44
Hatim Baxhaku

Djali i Hatim Baxhakut, kandidatit të LDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Sylejman Baxhaku, përmes një postimi në facebook, haptas ka bërë të ditur që në balotazh do të vetojë kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukën. 

“Në zgjedhjet e 19 Nëntorit unë do të votoj për Mytaher Haskukën!”, ka shkruar Baxhaku, përcjellë “Bota sot”.

Ndërsa, ai ka arsyetuar votën e tij për VV-në.

“Më tha një shok VV na ka sulmu Isën me ujë ! I ' a kujtova atij që PDK na ka sulmu Rugovën me bomba!”, shkruan djali i Hatim Baxhakut.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat