Studiuesi i njohur jep alarmin: Ballkani në rrezik

Aktuale

Studiuesi i njohur jep alarmin: Ballkani në rrezik

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 06:50
Harta e Ballkanit

Rreziku i një ripërtëritjeje të dhunës dhe paqëndrueshmërisë politike po rritet në Ballkan, sipas analistit Daniel Serwer, një njohës i mirë i problematikave të rajonit.

“Dekadat e progresit në pajtimin e paskonfliktit dhe rimëkëmbjen ekonomike në vazhdën e ndërhyrjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të viteve 1990, janë venitur, e në disa fusha madje ka kthim mbrapa”, thotë Serwer.

Marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin paqe, duke u bazuar në parimin që kufijtë ekzistues nuk duhet të zhvendosen për të akomoduar dallimet etnike, janë të dobësuar e mund të shpërbëhen fijesh me pasoja të padëshirueshme për Shtetet e Bashkuara.

Këto mund të përfshijnë radikalizimin e myslimaneve të Ballkanit, rritjen e problemeve ruse në kufijtë e ose madje brenda Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) – për shembull, në Shqipëri, Kroaci apo Mal te Zi – si dhe një krizë të re refugjatesh për aleatët evropianë.

Gjatë 10-vjeçarit të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të ulin angazhimet e tyre në Ballkan dhe t’ia kalojnë stafetën Bashkimit Europian, por Brukseli është i hutuar, i ndarë dhe ngurrues.

“Rënia e gjatë pas krizës financiare të vitit 2008, asaj fiskale greke, vërshimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Brexit-i e kanë rrudhur dëshirën e bllokut për zgjerim. Besueshmëria e BE-së është zvogëluar në mënyrë dramatike, ashtu si dhe ajo levave të saj mbi politikanët e Ballkanit të cilët ndihen të kërcënuar nga reformat e kërkuara për anëtarësim, por nuk shohin shanse për t’u bashkuar me unionin së shpejti”, vazhdon Serwer.

Një përsëritje e konflikteve ushtarake të zgjatura dhe intensive që dëmtonin Ballkanin në vitet 1990 është e pamundur – shpjegon eksperti, i cili e konsideron megjithatë paqëndrueshmërinë dhe përplasjet e armatosura, ndoshta duke përfshirë paraushtarakët e trajnuar dhe të pajisur me rusë, janë një mundësi reale.

Ky skenar mund të shkaktojë spastrime të gjëra etnike, krime kundër njerëzimit, sfida ndaj institucioneve ekzistuese shtetërore, ndryshime kufitare dhe radikalizim të mëtejshëm mysliman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat