Kadaj: Kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë - Bota Sot
Kadaj: Kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë

Aktuale

E martë, 12 dhjetor 2017

Kadaj: Kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 18:20
Donika Kadaja

Deputetja Donika Kadaj ka reaguar pas shpalljes fajtor të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ajo ka shkruar në Facebook se “kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë”.

Postimi i plotë:

Po si mendoni se vendimet e një gjykate të kapur nga klika e kriminalizuar mund të të gjykojnë?

Që këta kriminelë pushteti mund të të dënojnë?

Jo pra. Që të gjykosh duhet të kesh mendje e nder. Krimineli nuk e ka asnjërën. Mendjen e ka të korruptuar e nderin të ç’ndërgjegjësuar.

Jo pra. Që të dënosh duhet të kesh legjitimitet e paanshmëri. Krimineli nuk e ka asnjërën. Në vend të legjitimiteti ka dhunën, e në vend të paanshmërisë ka kapjen.

Kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë.

A nuk janë këto lavdata? A nuk janë këto shenja se u ke zënë rrugën? A nuk është zënia e rrugës krimit sukses në luftën për drejtësi e barazi? A nuk është pikërisht kjo dëshmia që je në rrugë të drejtë? A nuk të bën kjo krenar?

#Astrit #Adea #Atdhe #Frashër #Egzon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test