Konjufca: Kush mori vendim që pika kufitare të vihet 4 km më poshtë? - Bota Sot
Konjufca: Kush mori vendim që pika kufitare të vihet 4 km më poshtë?

Aktuale

E enjte, 14 dhjetor 2017

Konjufca: Kush mori vendim që pika kufitare të vihet 4 km më poshtë?

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:12
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar ta dijë se kush kishte marrë vendim që më 2009 pika e kontrollit kufitar me Malin e Zi të vendoset katër kilometra më poshtë.

Konjufca ka pohuar se këtë argument për pikën e kontrollit kufitar me Malin e Zi e kishte sjellë në raportim komisioni për Demarkacionin.

“Në raportim komisioni e ka sjellë një argument. Më 2009 dikush ka marrë vendim stacioni policor i kufirit me u zhvendosë nja katër kilometra poshtë. Dikush e ka marrë këtë vendim. Atë vendim nuk e merr një polic i thjeshtë”.

Konjufcës i intereson se kush e ka marrë vendimin që pika e kontrollit kufitar të zbresë katër kilometra më poshtë,  vendim ky që ai pohon të jetë marrë në janar të vitit 2009.

“Tash neve na intereson kush ka marrë vendim?”

“A ka qenë ky vendim i drejtë?”

Për më tepër, Konjufca kërkoi përgjigje se a është bërë shkelje e kushtetutës atëherë, dhe se kush kishte qenë kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme atëbotë.

“Nëse e argumentojmë këtë, pse t’ia pranojmë Malit të Zi këtë punë?”.

Tutje, ai tha se lidhur me demarkacionin po përzihen dy gjëra.

“A po duam ta gjejmë të vërtetën, apo po duam me i përmbyllë gjërat sipas marrëveshjes politike si ka ndodhur?”, tha Konjufca në Info Magazinë.

“Mua po më intereson e vërteta”, tha mes tjerash ai.

“Unë e dua më shumë të vërtetën se çfarëdo zyrtari ndërkombëtar”.

Sipas tij, nëse e duan të vërtetën atëherë iu duhet t’i lënë kohë komisionit që t’ua tregojë të vërtetën me raportin e tyre.

“Unë mendoj që Kosovës i konvenon e vërteta”.

Sipas Konjufcës, e vërteta e lë Kosovën aty ku është ndërsa marrëveshja e bën Kosovën më të vogël.

Konjufca nuk sheh shpëtim nëse duan ta pranojnë këtë demarkacion, sepse duhet konsideruar aspekti tjetër.

“Që pikërisht këtu fillon fundi”.

“Se kurrgjë s’është çështja me Malin e Zi, çka është me Serbinë!”

“A e dini se çka ka për të na ndodhur pas 3-4 vjetësh me Serbinë?”

Konjufca pohon se Kosova mund t’i humbë mijëra hektarë me Serbinë, andaj ata po duan ta mbyllin derën e precendentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test