Abdixhiku tregon si po rrjedh votimi

Aktuale

Abdixhiku tregon si po rrjedh votimi

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:02
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar) - Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në konferencën për medie ka thanë se sipas të dhënave zyrtare procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa ankesa e probleme.

Ai ka thënë se e mirëpresin angazhimin e policisë për të siguruar një proces në mbarëvajtje më të lartë, si dhe gatishmërinë e Zyrës së Prokurorit të Shtetit për ndërmarrjen e hapave të nevojshme.  

Abdixhiku: Procesi është duke u zhvilluar pa ankesa dhe pa probleme

“Sot është raundi i dytë për 19 komuna, ku në dhjetë prej tyre garon Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ne garojmë me kandidatët tanë për kryetarë, në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Istog Suharekë, Vushtrri, Kamenicë, Dragash, Obiliq. Sipas Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, 1 milionë e 353 mijë e 613 persona kanë drejtë vote sot në raund të dytë të zgjedhjeve. ..Sipas informacioneve që na sjellën nga terreni procesi është duke u zhvilluar pa ankesa dhe pa probleme... Ne jemi të bindur se qytetarët sot në mënyrë masovike do të ushtrojnë obligimin e tyre qytetarë, dhe se gjithë ky proces do të shkoj në rregull dhe do të jetë një ditë feste e vërtet për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku. 

Ai shpreh bindjen dhe uron që procesi zgjedhor gjatë gjithë ditës të shkoi pa probleme dhe pa incidente.  Absixhiku ka treguar për agjendën dhe vendin ku do të votojnë kandidatët e tyre për kryetarë komunash.

***

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se LDK në këto qendra ku garon ka mbi një mijë komisionarë dhe mbi 3 mijë vëzhgues.

“Deri tani nga informatat që kemi procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt. Jemi të bindur se qytetarët sot në mënyrë masovike do t’i përgjigjen votimit. Jemi të lumtur që procesi ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente”, tha Abdixhiku.

Ai njoftoi për orën se  ku do të votojnë kandidatët e LDK-së për kryetar të komunave.

Abdixhiku bëri të ditur se gjatë gjithë ditës do të mbajnë konferenca për të njoftuar për procesin zgjedhor.

Konferenca e LDK-së (Drejtpërdrejt)

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku po mban konferencë për medie.

Konferenca po mbahet në sallën e konferencave në kompleksin Qafa, në afërsi të selisë së LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat