Peterle vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

Aktuale

Peterle vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:10
Alojz Peterle

(E plotësuar) - Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, ka vëzhguar procesin zgjedhor në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, i cili pati vërejtje për mungesë të qasjes së qendrave të votimit për qytetarët me aftësi të kufizuara.

Ai theksoi se procesi zgjedhor deri tash është i mirë, por sipas tij, numri i votuesve është mjaft i vogël deri tash. 

Peterle: Kemi angazhuar 70 vëzhgues, procesi deri tash është i mirë

“I kemi angazhuar mbi 70 vëzhgues në terren që janë duke i përfshirë të gjitha komunat e Kosovës. Ata vëzhgojnë në secilin aspekt procesit zgjedhor, nuk kanë vërejtur ndonjë pa rregulluesi deri tash. Andaj, ne kemi vëzhguar disa Qendra të Votimit këtu që kemi parë se ka disa problem për qasjen e qytetarëve me aftësi të kufizuar. Ky problem ka qenë gati në të gjitha vendvotimet. Përndryshe, procesi zgjedhor deri tash është i mirë. Dalja në votime deri tash nuk ka qenë shumë e madhe, por shpresojmë që ka me u rrit gjatë ditës”, deklaroi Peterle.

Ndryshe, Peterle, pasdite do të vëzhgojë procesin zgjedhor edhe në Gjakovë. 

Peterle: Ka vështirësi për personat me aftësi të kufizuara që të votojnë

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor në Fakultetin Teknik tha se deri më tash gjithçka ka shkuar mirë, por ka vështirësi për personat me aftësi të kufizuara që të votojnë.

Për këtë ai tregoi interesim të shtuar gjatë bisedave që pati me vëzhgues dhe anëtarë të KQZ-së në këtë qendër të votimit.

Sipas tij, deri më tash një numër i vogël i qytetarëve kanë dalë për të kryer obligimin e tyre për të votuar, por tha se pritet që ky numër të rritet gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat