Deliu-Kodra fton qytetarët t’i votojnë kandidatët unifikues

Aktuale

Deliu-Kodra fton qytetarët t’i votojnë kandidatët unifikues

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:16
Anëtarja e PDK-së, Blerta Deliu

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar qytetarët që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet lokale që po zhvillohen për raundin e dytë në 19 komunat e Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media, ka vlerësuar si të qetë procesin zgjedhor që po zhvillohet, derisa ka ftuar qytetarët që t’i votojnë kandidatët me të mirë që do t’i udhëheqin në katër vitet e ardhshme.

Deliu-Kodra: Qytetarët do të dinë t’i votojnë kandidatët me të mirë

“Sipas informacioneve nga terreni, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të qetë. Ne si PDK ftojmë qytetarët tanë që ta dalin në mënyrë të qetë dhe sa më masovisht t’i përgjigjen obligimit qytetar dhe t’i votojnë kandidatët me të mirë dhe unifikues që përfaqësojnë unitetin qytetar, nga Prizreni në Mitrovicë, nga Rahoveci në Vushtrri dhe anekënd vendit. Si PDK jemi të bindur se qytetarët në të gjitha komunat do të dinë që t’i votojnë kandidatët më të mirë ku do t’i udhëheqin komunat e tyre në katër vitet e ardhshme”, tha Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të votojnë në numër sa më të madh që të kontribuojnë për një të ardhme të ndritur dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.

PDK: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme

Anëtarja e PDK-së, Blerta Deliu, ka vlerësuar pozitivisht procesin e deritanishëm zgjedhor, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sipas informatave, procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Ne ftojmë qytetarët që të dalin dhe të votojnë për kandidatët më të mirë. Si PDK jemi të bindur se qytetarët do të dinë të votojnë kandidatët më të mirë për secilën komunë”, ka thënë Deliu në një konferencë për media

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat