KQZ: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 24.47%

Aktuale

KQZ: Deri në orën 15:00 pjesëmarrja 24.47%

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 15:35
Ilustrim

KQZ-ja ka publikuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 nëpër 19 komunat që kanë shkuar në balotazh, kështu duke regjistruar në total 24,47% votues.

Ndërkohë në raundin e parë përqindja e pjesëmarrjes në këtë kohë ishte 29%.

Kllokoti deri më tani është komuna me pjesëmarrjen më të lartë me 41,93% përderisa më e ulëta është në Prizren me 19.45%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat