PDK dënon “trenin bullgar” në Mitrovicë

Aktuale

PDK dënon “trenin bullgar” në Mitrovicë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:21
Blerta Deliu- Kodra

(E plotësuar)- Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimet e saj për dëmtimin e procesit zgjedhor në Mitrovicë.

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se njerëz të kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, po e cenojnë procesin zgjedhor, duke përdorur trenin bullgar për të vjedhur vota.

Sipas saj, një person është arrestuar në Zhabar të poshtëm, ku është zënë me një fletëvotim jashtë vendvotimit e mbushur për AKR-në.

Ajo ka ftuar qytetarët e Mitrovicës që të mos bien pre e njerëzve të tillë, por të vazhdojnë të dalin në zgjedhje.

Deliu-Kodra: Njerëzit e Agim Bahtirit po e prishin procesin zgjedhor

“Megjithatë, fatkeqësisht procesin demokratik zgjedhor po e dëmtojnë dhe kërcënojnë njerëz të dyshimtë të kryetarit në largim, Agim Bahtiri në Mitrovicë, duke tentuar kështu që sërish ta aplikojnë të ashtuquajturin trenin bullgar për vjedhje të votave. Ashtu siç është raportuar kemi edhe arrestimin e një personi në Zhabar të poshtëm të Mitrovicës i cili është zënë jashtë vendvotimit me një fletëvotim të mbushur për AKR-në. Me këtë rast si PDK i ftojmë organet e rendit dhe të ligjit që të jenë në krye të detyrës dhe askund të mos e lejojnë cenimin e procesit demokratik pas veprimeve të ulëta të njerëzve të Agim Bahtirit, të cilët po prishin procesin duke aplikuar për të satën herë trenin bullgar”, tha Deliu-Kodra.

Ajo ka ftuar qytetarët e komunave ku PDK është në balotazh që të dalin dhe të votojnë në mënyrë sa më masive.

Deliu-Kodra: Ftojmë qytetarët të votojnë dhe të vendosin për fatin e komunës së tyre

“I ftojmë qytetarët në të gjitha lokalitetet anë e kënd Kosovës të vazhdojnë të dalin masivisht në votime, të dalin në numër sa më të madh dhe me verdiktin e tyre t’ua mundësojnë komunave të tyre një të ardhme të ndritshme, duke kontribuuar kështu edhe për rritjen e mirëqenies së vet qytetarëve të tyre. Të dashur qytetarë të Prizrenit, Mitrovicës, të Ferizajt, Vushtrrisë, Rahovecit, Malishevës, Klinës, Shtimes, Dragashit dhe Kaçanikut, siç keni bërë çdoherë merreni gjithë familjen dhe miqtë e juaj dhe votoni të gjithë, fati i komunës suaj në katër vitet e ardhshme është vetëm në duar tuaja”, theksoi ajo.

Ajo theksoi se do të vazhdojnë ta informojnë qytetarin për procesin zgjedhor.

***

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencën e radhës për media në kuadër të balotazhit ku ky subjekt po garon në dhjetë komuna, në Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Rahovec, Klinë, Kaçanik, Shtime, Dragash e Malishevë.

Deputetja dhe anëtarja e kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, para gazetarëve të mbledhur në selinë qendrore të kësaj partie, ka thënë se, sikurse edhe në orët e para të mëngjesit, procesi zgjedhor po vijon kryesisht në mënyrë të rregullt dhe të qetë.

Megjithatë, siç tha ajo, fatkeqësisht procesin demokratik zgjedhor po e kërcënojnë dhe rrezikojnë njerëz të dyshimtë të kryetarit në largim Agim Bahtirit në Mitrovicë, duke tentuar që sërish ta aplikojnë të ashtuquajturin “trenin bullgar” për vjedhje të votave.

 “Është raportuar për arrestimin e një personi, në Zhabar të Poshtëm të Mitrovicës, i cili është zënë jashtë vendvotimit me një fletëvotim të mbushur për AKR-në. I ftojmë organet e rendit dhe ligjit që të jenë në krye të detyrës dhe askund të mos lejojnë cenimin e procesit demokratik zgjedhor, pas veprimeve të ulëta të njerëzve të Agim Bahtirit të cilët po e prishin procesin duke e aplikuar për të satën herë “trenin bullgar”, ka thënë Deliu-Kodra.  Në emër të PDK-së, ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës të mos bien pre e provokimeve të tilla të ndyta dhe, siç tha ajo, të votojnë sipas vullnetit të tyre për ta ndryshuar Mitrovicën nga gjendja e stagnimit. Ajo tha se çdo votë është jetike për fatin e të gjitha komunave dhe për një jetë më të mirë për qytetarët tanë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët në të gjitha lokalitetet anekënd Kosovës të vazhdojnë të dalin masivisht në vendvotime, të dalin në numër së më të madh, që me verdiktin e tyre t’ua mundësojnë komunave të tyre një të ardhme të ndritshme, duke kontribuar kështu edhe për rritjen e mirëqenies së tyre”, ka shtuar Deliu-Kodra. Deliu ka ftuar qytetarët e Prizrenit, Mitrovicës, Ferizajt, Vushtrrisë, Rahovecit, Malishevës, Klinës, Shtimes, Dragashit e Kaçanikut që të marrin të gjithë familjarët dhe miqtë e tyre për të votuar. “Fati i komunave tuaja për katër vjetët e ardhshëm është vetëm dhe vetëm në duart tuaja. Prandaj, ndani pesë minuta për të votuar, për ta vendosur vetë fatin tuaj dhe të komunave tuaja”, ka thënë Deliu-Kodra para gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat