LDK, shpallë fitoren edhe në katër komuna tjera

Aktuale

LDK, shpallë fitoren edhe në katër komuna tjera

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:43
Konferenca e LDK-së

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ka deklaruar se janë fitues absolut me numrin më të madh të komunave në Kosovë.

Zëdhënësi i Shtabit të LDK-së,Lumir Abdixhiku në një konference për media, tha se LDK ka numrin më të madh të komunave që do t’i qeverisë në këtë mandat, përfshirë edhe Prishtinën, edhe pse sipas tij, rezultatet janë në proces të numërimit për kryeqytetin.

Abdixhiku: Sa i përket Prishtinës rezultatet janë në proces të numërimit e sipër

“Edhe një herë raundi i dytë i votimeve e konfirmon Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë më të madhe në vend. Katër komuna të fituara në raundin e parë i shtohen edhe plotë të tjera. Në radhw të parë ne dëshirojmë t’i urojmë kryetarët e rijnë, të Gjilanit, të Podujevës, Istogut dhe Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, të cilët me fitore bindëse kanë përfunduar rezultatin zgjedhor. Gjithashtu kemi rezultate inkurajuese nga Dragashi, Kamenica, Ferizaj dhe Suhareka… Sa i përket Prishtinës rezultatet janë në proces të numërimit e sipër. Ne vlerësojmë matjet eventuale për të dhënat tona nga terreni tregojnë për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve nga 85 mijë votues në këtë raund dhe jep rezultat inkurajues për LDK-në”, tha Abdixhiku.

Ai i ka ftuar komisionarët e këtij subjekti që të qëndrojnë në qendrat e votimit dhe të bëjnë procesin e numërimit dhe të dërgojnë një mesazh pozitiv që kjo ditë të jetë ditë feste edhe për LDK-në, por edhe për Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat