LDK optimiste: Do e fitojmë Prishtinën, ka diferencë vetëm 188 vota!

Aktuale

LDK optimiste: Do e fitojmë Prishtinën, ka diferencë vetëm 188 vota!

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 21:28
Konferenca e LDK-së

(E plotësuar) - LDK në konferencën për medie ka thënë se kanë fituar katër komuna bindshëm në raundin e dytë dhe janë optimist se do ta fitojnë edhe Prishtinën, sepse sipas tyre rezultati është shumë i ngushtë, 188 vota në favor të LVV.

Zëdhënësi i Shtabit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se LDLK ka fituar, Gjilanin, Podujevë,  Istogun dhe  Vushtrrinë.

Abdixhiku: Jemi në garë të ngushtë në Prishtinë

“Edhe një herë duhet të rikonfimoj se LDK është fituese e zgjedhjeve lokale edhe në raundin e dytë. Nga këtu, nga shtabi qendror, iu urojmë Gjilanit për fitoren bindëse, i urojmë Podujevës fitoren, Istogut, Vushtrrisë, kështu LDK del deri më tani të konfirmuara i ka tetë komuna. Gara më e ngushtë është në Prishtinë dhe sipas rezultateve tona në Prishtinë diferenca është 188 vota. Një garë jashtëzakonisht e ngushtë dhe vota me kusht në Prishtinë janë 1 mijë e 510, si dhe vota me postë janë 94. Në bazë të përvojave të zgjedhjeve të kaluara votat me kusht kanë shkuar gjithnjë në favor të LDK. Pra, LDK është e bindur që rezultati prej 188 votave është I përmbysshëm pas numërimit të votave me kusht”, theksoi Abdixhiku.

Konferenca e LDK-së, komentohen rezultatet (Drejtpërdrejt)

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor, ku pritet të flitet për rezultatet zgjedhore.

LDK ka qenë në balotazh me subjektet tjera në Prishtinë, Gjilan, Dragash, Obiliq, Podujevë, Istog, Kamenicë, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat