Kaq i thellë ishte rezultati i fitores së LDK-së në zgjedhje lokale të vitit 2000 (Dokument)

Aktuale

Kaq i thellë ishte rezultati i fitores së LDK-së në zgjedhje lokale të vitit 2000 (Dokument)

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 12:46
LDK

Zgjedhjet e para për pushtetin lokal, pas përfundimit të luftës në Kosovë u mbajtën më 28 tetor të vitit 2000. Në këto zgjedhje garuan 39 subjekte politike dhe kandidatë të pavarur.

Numri i votuesëve në këto zgjedhje ishte 913.179, kurse pjesmarrja në votime 79%. Në këto zgjedhje është votuar me lista të hapura, për një kandidat të vetëm. Votimet u zhvilluan në 30 zona elektorale. Nga 920 ulëse, u zgjodhën 869 këshilltar dhe në tri komuna u emëruan. Nuk kishte vende të rezervuaa. U votua në 1.464 vendvotime dhe pati 380 qendra votuese. Këto zgjedhje i vëzhguan 13.976 vëzhgues.

Sipas rezultatit të shpallur nga KQZ e të cilat i organizoi OSBE fituese apsolute e këtyre zgjedhjeve ishte Lidhja Demokratike e Kosovës.

Prej 27 komunave në të cilat u mbajtën zgjedhjet lokale LDK-ja fitoi në 21 komuna të Kosovës, ndërkaq PDK fitoi në 21 komuna të vendit, PDK në 4 komuna.

Rezultatin më të lartë LDK e arriti në në Suharekë me 72.9 % të votave pastaj në Ferizaj me  67.9 duke vazhduar në Mitrovicë, 67.3% të votave, në në Prishtinë, Podujevë, Pejë e Gjilan me mbi 65% të votave,ë në Vushtrri me 63% të votave, Gjilan 62%, Rahovec 61%, Deçan, 60%, Gjakovë, Fushë Kosovë, Kamenicë e Viti 59%, Prizren e Obiliq, 57%, Klinë 52%, Lipjan 50.8%, e Malishevë 50.2% të votave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat