A pati transport të organizuar në ditën e zgjedhjeve?

Aktuale

A pati transport të organizuar në ditën e zgjedhjeve?

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:32
Shpend Ahmeti

Lëvizja Vetëvendosje ditën e djeshme e ka shfrytëzuar në maksimum për të marrë vota. Ata, madje kanë mobilizuar aktivistët që të transportojnë njerëzit të votojnë për Shpend Ahmetin.

Njëri nga aktivistët, që ka mbetur anonimë ka thënë se njejtë është vepruar edhe në qytete tjera.

Kronika e Klan Kosovës tregon se si barten njerëzit tek qendra e votimit.

Duke u paraqitur si OJQ, Vetëvendosja u telefononte qytetarët dhe u ofronte transport për të votuar.

Por ata kishin ngatërruar numrat e telefonit, dhe e telefonuan gazetaren, e cila nuk e refuzoi ftesën.

Aktivsti tregon se të gjitha shpenzimet i heq Lëvizja Vetëvendosje. Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni storien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat