Zyrtari i LDK-së publikon dy dokumente zyrtare, ja si u "manipuluan" votat

Aktuale

Zyrtari i LDK-së publikon dy dokumente zyrtare, ja si u "manipuluan" votat

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:32
Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti

Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi ka publikuar dokumente zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve në Komunën e Prishtinës, sipas të cilave fitues është Arban Abrashi nga LDK.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dokumentet tregojnë se kush janë dallaverxhinjtë e vërtetë të këtij procesi zgjedhor, përcjell Bota sot.

Dushi ka shkruar se dallaveret nuk do të kalojnë dhe se vullneti i qytetarëve duhet të pastrohet dhe qartësohet.

Postimi i plotë:

Dokumentet zyrtare tregojnë dallaverxhinjët e vërtet të procesit zgjedhor në Prishtinë...asnjë dallaver eventual nuk do të kalojë, vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e djeshme, duhet të pastrohet dhe qartësohet!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat