Kurti: VV ka raporte të mira me ndërkombëtarët

Aktuale

Kurti: VV ka raporte të mira me ndërkombëtarët

Nga: Drilon Rrahmani Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:53
Albin Kurti

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se partia e tij ka kontakte dhe raporte të mira me ndërkombëtarët dhe se e kundërta është thënë më shumë nga vendorët se sa nga vetë ndërkombëtarët.

''Se ne nuk i kemi raportetet e mira me ndërkombëtarët, shumë më teper e kanë thënë vendorët se sa ndërkombëtarët. Në menyrë që njerëzit të mos mendojnë për ne, pushteti përdorë njerëz të vet në politikë, biznes dhe media që të hedhin ''raketa'' kundër nesh'', ka thënë Kurti për radio Urban FM.

Gjithashtu Kurti tha se raportet me ndërkombëtarët janë më të mira pas zgjedhjeve sepse ata e morën parasyshë zërin e popullit.

''Pas zgjedhjeve, ata kanë dëgjuar zërin e popullit dhe kanë qenë jashtëzakonisht të hapur në takimet me neve, me ç'rast unë kam pasur dy takime me ambasadorin amerikan në këtë verë'', shtoi tutje debuteti i Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat