Ymeri: Edhe nëse rinumërohen votat Ahmeti do të fitojë në Prishtinë

Aktuale

Ymeri: Edhe nëse rinumërohen votat Ahmeti do të fitojë në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 13:20
Lëvizja Vetëvendosje në konferencë

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet rinumërimit të votave në Prishtinë. Kështu tha kryetari i kësaj partie Visar Ymeri. Sipas tij, edhe nëse shkohet në rinumërim Shpend Ahmeti do të dal fitues.

Lideri i Vetëvendosjes i ka bërë thirrje KQZ-së që të bëjë sa më shpejt numërimin e votave me kusht dhe ato me postë.

Ymeri: Është shumë e qartë që Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë

“Të dielën qytetarët kanë folur shumë qartë nëpër secilën komunë, përfshirë edhe në këto tri komuna ku Vetëvendosje ka dal e para me vota. Prej të dielës ne e kemi parë të flasin matrapazët dhe manipuluesit që deri dje kanë zhvatur me buxhetin e me pasurinë publike të Kosovës, e sot po tentojnë që të shpikin makinacione manipuluese për ta manipuluar këtë votë të qytetarëve. Është shumë e qartë që Vetëvendosje ka fituar në Prishtinë, ka fituar në Prizren dhe ka fituar në komunën e Kamenicës. Sipas votave tashmë qind për qind të numëruara dhe atyre që kanë mbetur si vota me kusht të cilat do të numërohen shumë shpejt, e për të cilën edhe unë sikur z. Sejdiu i bëj ftesë KQZ që sa më shpejt ta nis këtë proces dhe ta përfundoj këtë procesin e numërimit të votave me kusht”, tha Ymeri.

Sipas tij, i njëjti trend do të bartet edhe në votat me kusht sepse kjo sipas tij është e zakonshme për secilin proces zgjedhor.

Ndërsa, sa i përket asaj që Vetëvendosje ka bërë transportimin e personave deri në vendvotim, Ymeri thotë se është proces normal që e bëjnë të gjithë e jo veç partia që e drejton.

Ymeri: Këtë të diel iu kemi ofruar transport votuesve

“Natyrisht që  votuesit tanë ne i identifikojmë, në secilin proces zgjedhor  i identifikojmë votuesit dhe këta votues të identifikuar dhe të kontaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje e pranojnë paraprakisht që do të thirren në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që Lëvizja Vetëvendosje tu ofroj atyre çfarë do ndihme apo shërbimi që ata kanë nevojë për ta bërë votën e tyre. Këtë e kemi bërë edhe këtë të diel ku ju kemi ofruar transport për ata votues të cilët kanë pasur vështirësi transportin dhe arsyen e vetme pse kanë mundur të vendosin që të mos dalin për të votuar. Mendoj që kjo është edhe e zakonshme edhe nuk është një gjë që e bënë vetëm Vetëvendosje, e bëjnë të gjitha subjektet tjera politike në Republikën e Kosovës”, theksoi Ymeri.

Ai tha se kjo ndodh edhe në shtetet e tjera të botës, ndërkohë që përmendi rastin e kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau, i cili u kishte ofruar transport publik votuesve të Partisë Liberale gjatë zgjedhjeve në Kanada.

Ymeri tha se Vetëvendosje do të udhëheq me dy komunat më të mëdha në Kosovë, Prishtinën e Prizrenin, si dhe Kamenicën, e për këtë ai tha se 108 milionë euro buxhet të këtyre komunave tashmë do të jenë të lira nga keqpërdorimi, nga hajnia dhe nga korrupsioni, si dhe nga mënyra se si janë drejtuar këto komuna në përjashtim të Prishtinës.

Ndërsa, nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, tha se LDK dhe PDK kanë pasur marrëveshje të fshehur për kryeqytetin, ku ai përmendi një komunikim që ka dal në media në mes kryetarëve të degëve të PDK-së në Prishtinë.

Sejdiu: Ka ekzistuar një koalicion i fshehtë i cili është bërë publik me datën 19 nëntor

“Ka ekzistuar një koalicion i fshehtë i cili është bërë publik me datën 19 nëntor, koalicion i fshehtë i cili është shpërfaqur në mënyrën më të egër të mundshme në Prishtinë. Pra, si duket interesat për të rikthyer gjendjen e para vitit 2013 ku PDK-LDK-AAK, mafia e ndërtimit dhe gjithë ajo katrahurë që ka ekzistuar në Prishtinë para vitit 2013 dhe normalisht edhe një buxhet prej 65 milion eurove dhe fuqia që vije me këtë buxhet të vazhdoj të keqpërdoret sikurse në vitin 2013. Pra, këto tashmë janë bërë të qarta. Unë e kam këtu mesazhin që u është dërguar dhe është publikuar nga ‘Insajderi’,  por çuditërisht nuk është shpërndarë sa duhet. Është mesazhi i një zëvendësministri e që është sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë, i kërkon nëndegëve që të angazhohen maksimalisht për rrëzimin e Shpend Ahmetit”, tha ai.

E këtë marrëveshje Sejdiu tha se e ka konfirmuar shefi i shtabit të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë një intervistë në një televizion, sipas Sejdiut Tahiri ka thënë se ‘po ka funksionuar, ka pasur një angazhim të madh të strukturave të PDK-së që e kanë mbështetur Arban Abrashin’.

Krejt në fund, Sejdiu tha se Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e përkushtuar të përmbysë rezultatin në Prishtinë, pasi që zëvendësministri i kësaj partie ka qenë në dijeni për numrin e votave me të cilat Shpend Ahmeti printe në Prishtinë, si dhe ka bërë thirrje që të bëhet maksimumi për ta rrëzuar atë.

Ndërkaq, ai pati përgjigje edhe për çështjen se LDK ka mbështetur Vetëvendosjen në Prizren, duke thënë se ishte Hatim Baxhaku që ka ndihmuar Mytaher Haskukën të zgjidhet kryetar i kësaj komune, e jo LDK-ja si subjekt.

Në balotazhin e 19 nëntorit Shpend Ahmeti ka dal fitues, kundrejt Arban Abrashit të LDK-së me një diferencë prej 237votave.

Ymeri: Vetëvendosje transportoi votuesit, lehtësimi është proces normal në të gjithë botën

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka thënë se ditën e zgjedhjeve të balotazhit, partia e tij u ka ofruar transport, atyre që sipas tij i kanë identifikuar se janë votues të VV-së.

"Natyrisht që votuesit tanë ne i identifikojmë dhe këta votues e pranojnë që do të thirren në ditën e zgjedhjeve që VV të ju ofroj çfarë do shërbimi që ata duan. Edhe këtë të diele kemi bërë këtë u kemi ofruar transport atyre që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë", tha ai.

Ymeri theksoi se madje janë votuesit ata që u kanë kërkuar ndihmë për transport, gjë e cila më pas u është ofruar nga Vetëvendosje.

Ymeri tha se nuk frikësohen nëse KQZ-ja vendos që në Prishtinë të shkohet në rinumërim. Ai tha se sa herë që të numërohen votat Shpend Ahmeti do të dalë fitues.

"Të dielën qytetarët kanë folur shumë qartë dhe prej të dielës kemi parë të flasin matrapazët, e sot po tentojnë të manipulojnë këtë vullnet. Është e sigurt që VV ka fituar në Prishtinë, Prizren dhe në Kamenicë”,  tha ai.

Ndërsa, tha se vv do të udhëheq me Prishtinën, Prizrenin dhe Kamenicën. "Këto tro komuna do ta kenë rastin që përmes qeverisjes së vv të përfitojnë më shumë nga niveli lokal qeverisës, tash këto tro komuna do të jenë të lira nga mafia. Vv do të qeverisë me këto tei komuna dhe qytetarët e këtyre komunave do të dinë se çfarë është qeverisja e mirë.", tha ai. Nënkryetari i VV-së, Dardan Sejdiu, tha se thirrja për lehtësim të procesit të votimit është proces normal në të gjithë botën.

"Thirrja për votë, lehtësimi i votimit është proces normal në të gjithë botën. Dallimi është i thjeshtë ne u lehtësojmë votuesve votimin. Ata që janë deklaruar se janë votues të VV-së", tha ai.

Sejdiu tha se në Prishtinë ka qenë një marrëveshje e fshehtë në mes PDK-së dhe LDK-së.

"Ka ekzistuar një koalicion i fshehtë që është shpërfaqur në mënyrën më të egër në Prishtinë”, tha ai.

***

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka folur gjatë një konference për media, edhe për transportimin që u kanë bërë qytetarëve në ditën e zgjedhjeve.

“Për bartjen, natyrisht që votuesit tanë i identifikojmë dhe këta votues të identifikuar e pranojnë që do të thirren në ditën e zgjedhjeve që Vetëvendosje t’u ofrojë çfarëdo ndihme dhe shërbimi”, është shprehur ai.

“Kemi ofruar transport për ata që vetëm për këtë shkak kanë vendosur që të mos dalin në zgjedhje”, ka shtuar ai.

Madje ai ka thënë se kjo është e zakonshme edhe për vendet tjera.

“Është gjëja më e zakonshme që ndodh në vendet më demokratike të botës. Edhe Trudeau si kandidat i Kanadasë pati bërë ftesë publike se do t’u ofrohet transporti ndaj atyre duan të dalin të votojnë por që s’mund ta sigurojnë transportin”.

“Është një shërbim ndaj qytetarëve që do të duhej ta bënin institucionet”, ka shtuar ai, ndër të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Vetëvendosje sot në selinë e saj do të mbajë një konferencë për media ku pritet që të flasin kryetari Visar Ymeri dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat