PDK kërkon rinumërim dhe rivotim në Prizren dhe Rahovec

Aktuale

PDK kërkon rinumërim dhe rivotim në Prizren dhe Rahovec

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 14:31
Kujtim Gashi

(E plotësuar) - Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar sot parregullsi të shumta në procesin zgjedhor për komunat e Prizrenit dhe Rahovecit.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi, njëherësh sekretar i degës së PDK-së në Prizren, tha në një konferencë për media se të dielën në Prizren gjatë procesit të votimit ka pasur shumë parregullsi nëpër disa qendra të votimit, të cilat sipas tij e kanë dëmtuar procesin zgjedhor në dëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se për të gjitha parregullsitë kanë paraqitur ankesa me fakte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar rinumërim dhe rivotim nëpër qendrat ku janë gjetur parregullsitë.

 Në të kundërtën, Gashi tha se PDK nuk do t'i pranoj rezultatet e balotazhit që u zhvillua më 19 nëntor. Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve t'i përmirësojnë deformimet dhe shkeljet e rënda qe kanë ndodhur, në të kundërtën, Gashi tha se duhet të përsëriten zgjedhjet për ta sjell në vend vullnetin demokratik të qytetarëve të Prizrenit.

Gashi: Kërkojmë rinumërim në disa qendra të votimit në Prizren

 “Kemi hasur në shkelje në qendrën e  votimit numër 2004/A në shkollën fillore "’otrat Qiriazi’ e cila graviton në lagjen Kurillë të Prizrenit. Gjithashtu janë hasur lejimi i personave të pa njohur dhe të pa autorizuar në dhomat e vendvotimeve. Po ashtu votimi i personave të pa njohur të cilët kanë votuar në emër të personave të tjerë ka qenë një dukuri jashtëzakonisht e madhe në këtë qendre të votimit. po ashtu në mbrëmje janë hasur në dëmtim të kutive të votimit pikërisht në këtë qendër të votimit. Po ashtu kemi pasur ndërhyrje në formularin e rezultateve e cila dëshmon për një devijim të procesit zgjedhor në këtë lagje. Ne duke u bazuar në këto shkelje që janë hasur në këtë qendër të votimit kërkojmë nga PZAP-ja që të merr vendim për përsëritje të vendimit dhe të anulohet rezultatet e votimit në qendrën e vendvotimit ‘Motrat Qiriazi’, vendvotimit  2004/A03R, 2004/05R, 2004A/0 6R, 2004A/07R dhe të urdhërohet nga KQZ-ja,  rivotimi në këto vendvotime”, tha Gashi.

Ai po ashtu ka treguar se janë paraqitur ankesa në PZAP edhe për parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në komunën e Rahovecit.

Gashi: Edhe në Rahovec kemi hasur në Parregullsi

“Fjala është për qendrën e votimit ‘Liria’në Bellacërkë aty kemi pasur zvogëlim të votave për kandidatin  tonë Idriz Vehapi. Dhe kërkojmë që edhe në këtë qendër të ketë rinumërim të votave. Po ashtu në qendrën e qendrën e votimit 16/25A që gjithashtu është në Komunën e Rahovecit  në shkollën ‘Isa Boletini’ ka pasur blerje votash ose vëzhguesit për  kandidatin Smajl Latifi. Janë të dëshmuara dhe të fotografuara dhe është hapur rasti në Prokurorinë e Prizrenit”, tha Gashi.

Ai po ashtu ka paraqitur fakte për parregullsi të shumta në qendrën e votimit 1612 në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Për këtë ai tha se PDK ka kërkuar nga PZAP që të shpall të pavlefshme rezultatet e kësaj qendre të votimit.

Në këtë konferencë për media, përveç denoncimeve të shumta të parregullsive, Gashi ka falënderuar të gjithë votuesit qe kanë besuar në platformën qeverisëse të PDK-së nëpër komunat e Kosovës.

PDK kërkon rinumërim për disa vendvotime

Partia Demokratike e Kosovës ka deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa disa parregullsi në dy komuna, atë të Prizrenit dhe Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media Kujtim Gashi nga kjo parti që njëherësh është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gashi duke treguar për parregullsitë që dyshohen se janë bërë kërkon rinumërim këto vende ku janë evidentuar parregullsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat