“ Dreqit moti s'ja kom ni zonin”, kështu tallet Driton Tali me Ismet Beqirin

Aktuale

“ Dreqit moti s'ja kom ni zonin”, kështu tallet Driton Tali me Ismet Beqirin

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 15:31
Driton Tali

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqirit për rinumrimin e votave.

Ai ka shkruar në Facebook se këtë punë e kanë Komisoni Qendror Zgjedhor.

Postimi i plotë:

Ismet Beqiri: LDK-ja zyrtarisht kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave në Prishtinë!!!

--------

Po more pse jo, dy here e tri here le t'i numrojne. Pse cfare pune tjeter kane ne KQZ?!

Edhe nime m'paska pas marre malli me pa Ismetin, dreqit moti s'ja kom ni zonin prej se e heqen prej kryetarllakit te Grupit Parlamentar. Mire q'i gjalle tukoka!

#kthenaIsmetinkryetarGP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat