Imeraj: Qeveria urgjentisht të miratojë këto tri ligje

Aktuale

Imeraj: Qeveria urgjentisht të miratojë këto tri ligje

Nga: Bota sot Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 16:36
Skodran Imeraj

Historiani Skodran Imeraj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht të miratojë tri ligje, përcjell Bota sot.

Këto ligje sipas tij janë, ligji për distancomë, ligji i lustracionit dhe ligji për pronat.

Shkrimi i tij i plotë:

Qeveria dhe Kuvendin i Republikës së Kosovës, duhet që urgjentisht ti miratojnë këto tri ligje :
1. Ligji për distancime (Ligj Special apo Ligj i Veçantë) – ligj ky që duhet të shfuqizoj  të gjitha ligjet, vendimet dhe aktete e tjera ligjore që nga marsi i vitit 1989 kur Kosovës ju hoq Autonomia me Kushtetutën e vitit 1974 e deri në qershor të vitit 1999 kur Kosova u vendos nën administrimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky është ligji i cili me nuk do të lejonte që gjykatat tona të mos sfidohen nga ligjet, vendimet dhe aktet e tjera ligjore të kohës së masave të dhunshme.
2. Ligjin e Pastërtisë apo Lustracionit – ligj i cili do të lejonte hapjen e dosjeve. Me këtë ligji do mundësohej që të merrej vesh për të gjitha figurat publike, për të kaluarën e tyre. Me ketë ligj duhet të sanksionohej që ata persona që dalin të pa pastër në të kaluarën tyre, të mos vihen në krye të institucioneve publike.
3. Ligji për Pronat – ligji i cili do të mundësonte kthimin e pronës tek pronari i saj, prona kjo e marrë gjatë kohës së Reformës Agrare në Kosovës e deri me 1999.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat