Thaçi takohet me shefen e shtetit të Kanadasë Julie Payette

Aktuale

Thaçi takohet me shefen e shtetit të Kanadasë Julie Payette

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:05
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdoje agjendën e takimeve në kryeqytetin kanadez, Otavë.

Presidenca ka konfirmuar se Thaçi gjatë ditës do të pritet me nderime të larta nga homologia e tij, Julie Payette, shefen e shtetit e cila është edhe Komandante e Forcave të Armatosura të Kanadasë.

 Paradite, presidenti Thaçi do të takoje deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kanadez, ku do të flas për të arriturat e Kosovës në një dekadë si shtet dhe për zhvillimet në Evropën Juglindore.

Ky shkëmbim ndërmjet presidentit dhe anëtarëve te Komisionit për Politikë të Jashtme, do të transmetohet l drejtpërdrejt edhe në kanalin publik të Parlamentit.

Presidenca ka konfirmuar se Thaçi sot nënshkruan edhe deklaratën e qëllimit qe i paraprinë marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.

 Në ditët në vijmë, Thaçi pritet të ketë takime te tjera edhe me përfaqësues të lartë kanadez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat