Profesori universitar: Këta janë fituesit e zgjedhjeve

Aktuale

Profesori universitar: Këta janë fituesit e zgjedhjeve

H.Orana Nga H.Orana Më 21 nëntor 2017 Në ora: 21:36
Ilustrim

Ndonëse ende nuk kanë dalë të gjitha rezultatet e zgjedhjeve lokale, pasi po priten edhe numërimi i votave me kusht për të përcaktuar fituesit në tri komuna, LDK-ja doli të jetë ndër partitë me më së shumti komuna të fituara. LDK-ja po pretendon se do të merr edhe dy komuna të tjera, Prishtinën dhe Dragashin. Kësisoj vazhdon të mbajë ‘fronin’ me komuna.

Megjithatë profesori universitar Fadil Maloku ka një tjetër mendim.

Sipas tij fitues i këtyre zgjedhjeve është Lista Serbe.

Image
Fadil Maloku

“Nëse i kemi parasysh parametrat logjik e faktik, që i kam marr unë, ai demografisë (alias;proporcionit të popullsisë, ku serbë janë diku 3% ) dhe ai i gjeografisë (kontroll mbi 25% të territorit). Dhe tjetra, LDK-ja akoma nuk ka nga KQZ-ja përgjigje kompetente për fitoret në këto dy komuna. Por, edhe po supozojmë se i fiton (gjë që gjasat për mendimin tim janë minimale, edhe për shkakun e adresimit të përvojave nga zgjedhjet e mëhershme), këto dy komuna, është absurde që në gjithë "demografinë" dhe "gjeografinë" e Kosovës, ta trajtoj veten fituese”, thotë Maloku.

Sipas tij, të gjitha komunat po deklarohen fituese vetëm sa për konsum të brendshëm.

“Fituesi, i vërtetë është vetëm ai që ka raporte disproporcionale me këto dy parametra sociopolitik. Në këto zgjedhje, po na dalin shumë fitues!? LDK-ja po krenohet me preotencën e komunave (shih ti prej 38 sish 9 i paska fitua!?); ndërkaq, PDK-ja, me numrin e asambleistëve! Edhe Vetëvendosja, ka thënë se është fituese, edhe për shkakun se ka rrit numrin e komunave! Subjektet politike shqiptare, bëjnë gabim (e kuptoj e bëjnë këtë qëllimshëm dhe për konsum të brendshëm) krahasimin...”, ka theksuar Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat