Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet ceremonia e hapjes fillestare të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje për Regjistrimin Civil dhe sigurinë e dokumenteve”.
Në këtë ceremoni do të flasin, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Gerrie Willems, Ambasadore e Holandës në Kosovë dhe Bekim Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Regjistrim Civil.
Ceremonia do të mbahet sot në objektin Ministrinë e Punëve të Brendshme, salla e konferencave.