Aida Dërguti ka një lutje për mërgimtarët

Aktuale

Aida Dërguti ka një lutje për mërgimtarët

Nga: D.Rr Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 11:36
Aida Dërguti

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka mbrojtur votat nga diaspora, duke thënë se ato vota janë apsolut të pandikuara dhe vota të vullnetit të lirë të njerëzve që jetojnë në vende demokratike dhe duan ta ndryshojnë Kosovën.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka lutur mërgimtarët që të mos heqin dorë nga vendi i tyre.

“Vota më e pandikuar, më e sinqertë dhe politikisht më e pjekur është vota e mërgatës. Ajo votë nuk mund të blihet për 20 euro, as me premtime të rrejshme për punësim apo dhënie tenderi. Është votë e vullnetit të lirë të njerëzve që jetojnë në vende demokratike dhe duan ta ndryshojnë Kosovën. Kontributi i vazhdueshëm dhe i jashtëzakonshëm i mërgatës përgjatë dekadave është i pamohueshëm, po vazhdon të luaj rol edhe sot në demokratizimin e vendit. Pavarësisht çka thonë bukëpërmbysësit, ju lus të mos hiqni dorë nga vendi juaj.

Falemnderit mërgatë!”,- ka shkruar Dërguti në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat