“Dënohet gjenocidi i Mlladiçit, heshtet rezultati politik i këtij gjenocidi”

Aktuale

“Dënohet gjenocidi i Mlladiçit, heshtet rezultati politik i këtij gjenocidi”

Nga: A.S Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 17:40
Bilall Sherifi

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Bilall Sherifi në një koment në profilin e tij në Facebook ka shkruar se me gjykimin e Mlladicit, është dënuar gjenocidi, por jo rezultati politik i këtij gjenocidi.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Aktgjykimi me burg të përjetshëm që iu shqiptua sot njërit prej kasapëve të Ballkanit Ratko Mladiq, për krimet gjenocidare të kryera në luftën e Bosnies nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ish-Jugosllavinë në Hagë, është një vendim i duhur dhe i drejtë, i cili përpos që dënon njërin nga kreatorët dhe ekzekutuesit e projektit të gjenocidit mbi popullin e Bosnies, konfirmon se Republika Serbe, si produkt i kësaj lufte, është krijesë e drejtë për drejtë e një lufte gjenocidare.

Prandaj, ky aktgjykim vetëm pjesërisht e vë drejtësinë në vend sepse Republika Serbe e cila është rezultat politik i kësaj lufte gjenocidare heshtet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat