Krasniqi: Dënimi i Mlladiçit, fitore e pjesshme e drejtësisë

Aktuale

Krasniqi: Dënimi i Mlladiçit, fitore e pjesshme e drejtësisë

Nga: A.M. Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 19:04
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka thënë se dënimi i Ratko Mlladiq është një fitore e pjesshme e drejtësisë.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook  se “drejtësia e plotë për të gjitha viktimat e asaj lufte, madje edhe për shamizezat e Serbisë që paskan reaguar sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta dënoj Serbinë për gjenocidin e ushtruar në gjitha vendet e përmendura më lartë”.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

FITORE E PJESSHME E DREJTËSISË!

Dënimi i sotshëm i Mlladiqit në Gjykatën e Hagës është një fitore e pjesshme e drejtësisë, është e pjesshme se nuk është dënuar mekanizmi kryesor që ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim, e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave është planifikuar, është organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e shtetit serb, Serbisë. Madje që të gjitha pushtet e tij, bile edhe ai medial, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë. Madje edhe shumë aktorë të ati gjenocidi, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit. Për të cilët ka shumë fakte e dëshmi të pa kontestueshme se kanë qenë pjesë e mekanizmave të shtetit që kanë ushtruar gjenocid.

 

Shkurt, në ketë rast për të qenë: Drejtësia e plotë për të gjitha viktimat e asaj lufte, madje edhe për shamizezat e Serbisë që paskan reaguar sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta dënoj Serbinë për gjenocidin e ushtruar në gjitha vendet e përmendura më lartë. Vetëm atëherë, Drejtësia do të jetë e plotë. Përderisa kjo nuk ndodh dhe nuk ndodh fuqishëm nga mekanizmat relevant ndërkombëtar, në Serbi nuk do të ketë gatishmëri për t’u shkëputur nga politikat luftënxitëse e të gjenocidit.

 

Drejtësia duhet të jetë e plotë, përderisa nuk do të jetë e tillë, shteti i Serbisë do të jetë burim i luftërave të reja në Evropën Juglindore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat