Protestë kundër projektligjit për OJQ-të

Aktuale

Protestë kundër projektligjit për OJQ-të

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:51
Ilustrim

OJQ-të rumune i bënë sot thirrje social-demokratëve në pushtet për të tërhequr një projektligj që synon një kontroll më të detajuar të financimit të organizatave të tyre.

Propozimi i dy deputetëve të shumicës social-demokrate (PSD), i miratuar të martën nga senatorët i detyron OJQ-të për të publikuar listën e mbështetësve të tyre financiarë dy herë në vit, duke paraqitur me detaje personin apo aktivitetin si dhe burimin e çdo shume të marrë.

Aktualisht, OJQ-të kanë si detyrim të publikojnë një bilanc vjetor, pa bërë publik emrin e donatorëve.

Më shumë se 60 organizata për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut, pacientëve, fëmijëve dhe mjedisit denoncuan këtë projektligj të rrezikshëm për sektorin joqeveritar.

Në një letër të hapur drejtuar kreut të social-demokratëve Liviu Dragnea dhe zyrtarëve të partisë, OJQ-të parashtruan kërkesën për tërheqjen e kësaj “mase abuzive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat