Mustafa për Komisionin e Haradinajt për demarkacionin: Ka dështuar, s’mund ta gjejë asnjë argument

Aktuale

Mustafa për Komisionin e Haradinajt për demarkacionin: Ka dështuar, s’mund ta gjejë asnjë argument

Nga: Bota sot Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 21:58
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Ish kryeministri ka thënë se që tani e shpall të dështuar komision shtetëror për demarkacionin, pasi ata nuk do të mund të gjejnë asnjë argument për kufirin.

Ai ka thënë se nëse arrijnë të gjejnë fakte se kufiri nuk është siç është në marrëveshjen aktuale, LDK e voton.

Mustafa: Nëse qeveria e vendos kufirin në Zhlep dhe Çakorr, LDK e voton

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për demarkacionin me Malin e Zi

Ai ka thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë nga komisioni shtetëror që të vendos kufirin në vend të caktuar, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë se LDK  do ta votojë demarkacionin, nëse qeveria aktuale e vendos kufirin në Zhlep dhe Çakorr.

“Unë e kam pyetur Murat Mehën në mbledhje se a është ky kufiri që ka qenë që nga koha e Jugosllavisë dhe ai ka pohuar se është ai dhe nuk ka asnjë dokument që ka një kufi tjetër”, është shprehur a në Zona e Debatit.

Nëse nuk del se kemi humbur tokë, atëherë ata duhet të thonë pse na kanë shpallë tradhtarë dhe pse kanë bërë propagandë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat