Konjufca e Zeka akuza kundër PDK-së, ndërpritet seanca e Kuvendit

Aktuale

Konjufca e Zeka akuza kundër PDK-së, ndërpritet seanca e Kuvendit

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 07:22
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Akuzat e ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons për qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga gjykatësit e EULEX-it për ish- pjesëtarët e UÇK-së, ka bërë që PDK-ja ta lëshojë seancën e sotme të Kuvendit në shenjë revolte dhe proteste. Kjo ka bërë që seanca të shtyhet për javën e ardhshme.

Në fillim të seancës, në pikën jashtë rendit të ditës, fjalën e mori shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili shprehu indinjatën dhe shqetësimin në lidhje me raportimet e fundit në media ndërkombëtare dhe vendore që flasin për një qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorët dhe gjyqtarët e këtij misioni.

Krasniqi duke iu referuar deklaratave të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, se gjykatës të EULEX-it kanë pasur qasje manipulative në rastet që ndërlidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së, madje gjyqtari Dariusz Sielicki, i kishte quajtur edhe ‘kafshë’ të akuzuarit e rastit “Drenica 2”, tha se është më shumë se e turpshme dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Krasniqi: Kërkojmë nga EULEX-i raport për këto deklarata

“Për neve është e papranueshme dhe jashtëzakonisht joprofesionale nëse një qasje e tillë manipulative vërtetë ka qenë mënyra e trajtimit të rasteve në fjalë. Andaj, ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që t’i ofrojnë Kuvendit dhe institucioneve tona një përgjigje zyrtare dhe të detajuar në lidhje me këto pretendime shumë serioze. Konsiderojmë se një akuzë kaq e rëndë nuk mund të lihet pa marrë përgjigjen dhe sqarimin e plotë, sepse edhe ne, edhe qytetarët tanë, duhet ta dimë të vërtetën rreth kësaj çështjeje. Në fund, si shprehje e protestës dhe revoltës në lidhje me këtë, ne sot do të lëshojmë sallën e Kuvendit dhe kërkojmë që të gjithë deputetët të na bashkëngjiten në këtë veprim. Propozojmë që seanca e planifikuar për sot të vazhdojë nesër nga ora 10:00”, tha Krasniqi.

Largimi i deputetëve të PDK-së nga seanca, nxiti debati pasi partitë opozitare Vetëvendosje e LDK-ja qëndruan në sallë bashkë me disa deputetë tjerë nga shumica, siç ishte Milaim Zeka.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, tha se kërkesa e PDK-së është absurde, pasi kur ata kundërshtonin specialen, PDK urdhëronte nxjerrjen e tyre jashtë.

Konjufca: S’bëhemi pjesë e agjendës së PDK-së

“Folën kundër EULEX-it, çka i bie kjo, kjo i bie që po ofrohet Gjykata Speciale dhe kur VV në parim fliste kundër EULEX-it, edhe i ftonte PDK-në që ta kuptoj se kemi të bëjmë me një mision, i cili ka kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe që nuk mund të jemi republikë e plotë derisa e kemi EULEX-in këtu, ata urdhëronin policinë të na ngrehnin zvarrë dhe na çonin në burg. Tash po na ftojnë t’iu bashkohemi betejës së tyre kundër EULEX-it dhe kundër speciales. A është PDK, a po më duket që në Kuvend ka qenë e gatshme me na nxjerr dhunshëm nga seancat kur ne tentonin ta bllokojmë Specialen, kurse tash është ajo që po donë t’i prij valles për kundërshtimin e Speciales. Çka i bie kjo punë? Kjo punë i bie që ata nuk janë parimor, ata e kanë personale dhe individuale secili prej tyre dhe tash kur ka ardhur momenti po e shohin stuhinë e speciales janë në gjendje ta kallin Kosovën edhe ta çrregullojnë jetën institucionale n ë Kosovë vetëm të ngadhënjej agjendën e tyre. Ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e kësaj”, tha Konjufca.

Akuza ndaj PDK-së ka pasur edhe deputeti i Nisma për Kosovën Milaim Zeka, sipas të cilit, të gjitha krimet që janë bërë nga prokuroria e EULEX-it dhe e Kosovë janë bërë bashkë me PDK-në.

Image
Milaim Zeka

Zeka: Aktakuza ndaj Limajt u ngrit nga prokurorja Arnal bashkë me PDK-në

“Krerët e PDK-së e kanë ditur mirë se Salustro ka qenë kryeprokuror në bashkëpunim me PDK-në dhe me Beogradin. Krerët e PDK-së e dinë se prokurorja e EULEX-it Isabel Arnal ka marrë vendim në Brezovicë në vilë, në takim me krerët e PDK-së për t’ia ngritur aktakuzën kryetarit të Nismës Fatmir Limajt. Nëse PDK dëshiron të vë drejtësi në këtë vend, atëherë duhet të thërras seancë të jashtëzakonshme të flasë për krimet e Prokurorisë së Kosovës dhe për krimet e EULEX-it që janë duke bërë në Kosovë”, tha Zeka.

Përplasje të ashpër ka pasur edhe mes deputetëve të LDK-së e Vetëvendosjes. Deputeti i LDK-së, Naser Rugova e ka akuzuar Vetëvendosjen për koalicion me Listën Serbe në Kamenicë, derisa në Kuvend shesin moral.

Image
Naser Rugova

Rugova: VV bën koalicion me Listën Serbe e në Kuvend shet moral

“A e ngriti zërin dikush pos LDK-së njerëzve të LDK-së, e kanë përgjakur Parlamentin ish komandantin e FARK-ut për Rugovë Smajl Hajdarin, deputet i zgjedhur. Ku është morali atëherë për drejtësi këtu. Kush e ka përmendur vrasjen e kryetarit të Klinës i zgjedhur në mënyrë plebishitare Ismet Rraci, çka janë këto demagogji. Dhe kush e ngritur zërin për vrasjen e kryetarit të Suharekës Ukë Bytyçi, kush e ka ngritur zërin për vrasjen e Shaban Manajt, një veprimtar i çështjes kombëtare, dhe ju lutëm duhet të jemi parimor, kur shesim moral politik mos të përdorim demagogji por thjeshtë të sillemi si njerëz të zgjedhur, t’ia kthejmë vlerën të zgjedhurit të popullim, vetvetes dhe këtij institucioni. Kush është bërë bashkë, në Kamenicë zotëri Kurti është koalicioni me Listën Serbe dhe trumbetoni, ju kemi ndihmuar në disa komuna dhe nuk jemi pishman dhe duhet të jemi të përgjegjshëm...jo të dalë dikush këtu dhe të trumbetojë dhe të bëjë propagandë dhe atje të bëjë koalicion me Listën Serbe”, theksoi Rugova.

Rugovës iu përgjigj deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila ia kujtoi Rugovës së partia e tij ka qenë në qeveri në mandatin e kaluar bashkë me PDK-në.

Image
Albulena Haxhiu

Haxhiu: Jepini nënshkrimet për hetimin e SHIK-ut

“Zotëri Rugova ju keni qenë në Qeveri tri vitet e fundit, qeveria e fundit ka qenë në krye me Isa Mustafën dhe LDK-në, pse nuk ndërmorët veprime për hetimin e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së dhe aktivistëve tjerë. Tjetra edhe sot po ju bëj publikisht thirrje, jepini nënshkrimin për hetimin e SHIK-ut. Ne 32 deputetët e VV-së në zyre i kemi nënshkrimet, e kemi kërkesën për hetimin e SHIK-ut, çdo ditë flisni se SHIK-u ka qenë organizatë kriminale dhe ilegale dhe unë pajtohem me këtë, mirëpo hajde nëse jeni për ta hetuar SHIK-un hajde të bëhemi bashkë komisionin hetimor që heton të gjitha pretendimet”, u shpreh ajo.

Në këtë pikë të rendit të ditës, pati edhe deklarime tjera. Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, pati disa pyetje për gjyqtarin Beqir Kalludra, i cili javën që shkoi dënoi aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin mbi Kuvendin vitin e shkuar.

Konjufca: Beqir Kalludra, sa vjet burg do t’ia jepje Astritit nëse do të ishte gjallë

“Beqir Kalludra iu ia dhatë Frashër Krasniqit 8 vjet burg, Atdhe Arifit 6 vite burg, Egzon Halitit 5 vite e gjysmë dhe Adea Batushës 2 vite burg. Pyetja ime është, po të ishte gjallë Astrit Dehari sa vite burg do t’ia jepje atij. Ju jeni ata që të mbysni e pastaj të dënoni për së vdekuri. Vendimi i gjyqtarit Beqir Kalludra po e çon Kosovën drejt një fazë të re të raportit mes drejtësisë dhe pushtetit”, tha Konjufca.

Derisa, deputeti Albin Kurti foli për rinumërimin e votave në Prishtinë e Prizren, duke thënë se nuk mund t’ua vjedhin fitoren sado që bëhen bashkë e kërcënojnë.

Kurti: S’mund të na vidhni fitoren

“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët. Nuk mund ta vidhni këtë fitore, nuk mund t’ua vidhni këtë të ardhme qytetarëve tonë. Këtë nuk ua lejojmë. Bëhuni bashkë sa të doni, shtini sa të doni para, kërcënoni sa të doni. Koha juaj ka përfunduar. Nuk mund të kthehemi para 11 qershorit të vitit 2017”, tha Kurti.

Por, pas këtyre përplasjeve mes deputetëve të opozitës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, propozoi shtyrjen e seancës, pasi e quajti të pakuptimtë vazhdimin pa praninë e qeverisë dhe pozitës.

Hoti: Kuvendi të vazhdojë nesër, foltorja u shndërrua në arenë fyerjesh

“Këtu është shndërruar kjo foltore e Kuvendit dhe ky Kuvendi në arenë të përplasjeve se kush po e fyen dhe nënçmon me shumë njërin se tjetrin, kjo nuk ka asnjë kuptim. Nuk ka asnjë kuptim të vazhdoj seanca pa praninë e qeverisë dhe pozitës. Unë lus deputetët të jenë të arsyeshëm edhe të pozitës edhe të opozitës, kemi agjenda edhe me të mëdha për të diskutuar se sa agjenda të ngushta, do të vijë koha kur do të zbardhen vrasjet politike që kanë ndodhur pas lufte, ju garantoj për këtë. Dot ë vijë koha që dot ë zbardhen edhe rastet që janë në procedura tash, ku kërcënohen gjyqtarët nga deputetët dhe aktivistët politik, por nuk mund ta shndërrojmë Kuvendin në një arenë të përplasjes për agjenda ditore”, tha Hoti.

Pas kësaj kërkese, seanca u ndërpre, por kryesuesja Aida Dërguti tha se do t’i njoftojnë deputetët për ditën e vazhdimit të seancës.

***********************************************

Dërguti: Rugova po shpif, VV kandidoi e vetme në Kamenicë

Deputetja e VV-së Aida Dërguti, i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të LDK-së Naser Rugova se Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë ka lidhur koalicion me Listën Serbe.

Sipas Dërgutit, VV ka kandiduar e vetme në Kamenicë, ndërsa ka akuzuar kandidatin e LDK-së atje Shaip Surdullin se ka ftuar qytetarët të mos votojnë Qëndron Kastratin, babain e të cilit e ka quajtur terrorist.

“Deputeti Naser Rugova bëri shpifje për koalicionin me Listën Serbe në Kamenicë. Kjo është e pavërtetë. LVV nuk ka pasur kurrfarë koalicioni atje. Ka qenë kandidati i LDK-së ai që ka thënë të mos e përkrahin Qëndron Kastratin djalin e terroristit”, tha Dërguti.

Kurti: Veseli. Haradinaj, Thaçi e Mustafa s’mund të na e vjedhin fitoren

Deputeti i VV-së Albin Kurti, duke komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren, thotë se nga dita e hënë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, mafia e ndërtimit, uzurpatorët dhe të korruptuarit janë bërë bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën.

Kurti është shprehur i  bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës.

“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët”, tha Kurti.

Ai tha se këto zgjedhje treguan se nuk keni mundur ta bleni votën e qytetarëve, Prishtina vendosi që ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin, Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin.

“Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni.  Koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti.

Naser Rugova “përplaset” me Albin Kurtin

Naser Rugova ka reaguar në kuvend pas fjalës se Albin Kurtit, kur ky i fundit LDK-në i quajti kriminel dhe kapës të shtetit.

Në reagimin e tij, Rugova kujtoi se sot është përvjetori i vrasjes se Xhemaj Mustafes, dhe pothuajse askush nuk e ka përmendur dhe nuk ka marr një iniciativë për zbardhjen e vrasjeve te pasluftës,

Rugova po ashtu ka përmendur edhe vrasjen e ish kryetarit te Suharekës, Ukë Bytyçit e shumë të tjerëve, shkruan "Bota sot".

Naser Rugova akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se Kamenicën e fitoi në koalicion me Listën Serbska.

“A e ngriti zërin dikush pos LDK-së njerëzve të LDK-së, e kanë përgjakur Parlamentin ish komandantin e FARK-ut për Rugovë Smajl Hajdarin, deputet i zgjedhur. Ku është morali atëherë për drejtësi këtu. Kush e ka përmendur vrasjen e kryetarit të Klinës i zgjedhur në mënyrë plebishitare Ismet Rraci, çka janë këto demagogji. Dhe kush e ngritur zërin për vrasjen e kryetarit të Suharekës Ukë Bytyçi, kush e ka ngritur zërin për vrasjen e Shaban Manajt, një veprimtar i çështjes kombëtare, dhe ju lutëm duhet të jemi parimor, kur shesim moral politik mos të përdorim demagogji por thjeshtë të sillemi si njerëz të zgjedhur, t’ia kthejmë vlerën të zgjedhurit të popullim, vetvetes dhe këtij institucioni. Kush është bërë bashkë, në Kamenicë zotëri Kurti është koalicioni me Listën Serbe dhe trumbetoni, ju kemi ndihmuar në disa komuna dhe nuk jemi pishman dhe duhet të jemi të përgjegjshëm  jo të del dikush këtu dhe të trumbetojë dhe të bëjë propagandë dhe atje të bëjë koalicion me Listën Serbe”, u shpreh deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Zeka: Aktakuza ndaj Limajt u ngrit nga prokurorja Arnal bashkë me PDK-në

Deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka, në fjalën e tij në seancën e sotme ka thënë se EULEX në bashkëpunim me PDK-në i kanë ngritur aktakuzë kryetarit të partisë së tij, Fatmir Limaj.

Duke komentuar vendimin e PDK-së për të lëshuar seancën në shenjë revolte ndaj deklaratave të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së, Zeka tha se nëse PDK dëshiron të vejë drejtësi në këtë vend, atëherë duhet të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të folur rreth krimeve të Prokurorisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Krerët e PDK-së e kanë ditur mirë se Salustro ka qenë kryeprokuror në bashkëpunim me PDK-në dhe me Beogradin. Krerët e PDK-së e dinë se prokurorja e EULEX-it Isabel Arnal ka marrë vendim në Brezovicë në villë, në takim me krerët e PDK-së për t’ia ngritur aktakuzën kryetarit të Nismës Fatmir Limajt. Nëse PDK dëshiron të vejë drejtësi në këtë vend atëherë duhet të thirrë seancë të jashtëzakonshme të flas për krimet e prokurorisë së Kosovës dhe për krimet e EULEX-it që janë duke bërë në Kosovë”, tha Zeka.

Image
Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca

Konjufca: Ata që kundërshtonin Specialen nxirreshin jashtë Kuvendit

Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca, e ka quajtur të padrejtë vendimin e PDK-së për të lëshuar sallën për shkak të EULEX-it

Konjufca, tha se kërkesa e PDK-së është absurde, pasi ata kundërshtonin Gjykatën Specialen nxirreshin jashtë Kuvendit.

“Folën kundër EULEX-it, çka i bie kjo, kjo i bie që po ofrohet Gjykata Speciale dhe kur VV në parim fliste kundër EULEX-it, edhe i ftonte PDK-në që ta kuptoj se kemi të bëjmë me një mision i cili ka kompetenca ekzekutive në Kosovë dhe që nuk mund të jemi Republikë e plotë derisa e kemi EULEX-in këtu, ata urdhëronin policinë të na grehnin zhag dhe na qonin në burg. Tash po na ftojnë t’iu bashkohemi betejës së tyre kundër EULEX-it dhe kundër speciales. A është PDK a po me duket që në Kuvend ka qenë e gatshme me na nxjerr dhunshëm nga seancat kur ne tentonin ta bllokojmë Specialen kurse tash është ajo që po donë t’i prij vallës për kundërshtimin e Speciales. Çka i bie kjo punë. Kjo punë i bie që ata nuk janë parimor, ata e kanë personale dhe individuale secili prej tyre dhe tash kur ka ardhur momenti po e shohin stuhinë e Speciales janë në gjendje ta kallin Kosovën edhe ta çrregulojnë jetën institucionale në K osovë vetëm të ngadhënjej agjendën e tyre. Ne nuk kemi pse bëhemi pjesë e kësaj”, tha konjufca.

Image

LDK ende pa qëndrim, VV dëshiron vazhdimin e seancës

Pas lëshimit të seancës së Kuvendit nga Grupi Parlamentar i PDK-së në shenjë revoltë ndaj deklaratave të misionit të EULEX-it për ish-ushtarët e UÇK-së edhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli i është bashkuar këtij vendimi.

Ai ka ftuar nënkryetaren e Kuvendit Aida Dërgutin që të kryesojë seancën.

Ndërkohë, grupi i deputetëve të LDK-së janë në konsultime për të marrë një qëndrim në lidhje me atë nëse do ta mbështesin propozimin e PDK-së për mbajtjen e seancës ditën e nesërme në orën 10:00, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është për vazhdimin e seancës.

Revolta ndaj EULEX-it, pozita lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga gjithë deputetët që të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Ai këtë e tha në shenjë revolte për ngjarjet  e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it.

“Na dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin e rastit Drenica dy për të cilin ka thenë se i ka quajtur eshe kafshë. Është e papranueshme nëse një cështje e tille ka qenë vërtetë menyra e trajtimit në rastin ne fjale. Kerkojms përgjigje zyratre dhe të detajuar lidhur me këtë. Edhe ne edhe qytetarët duhet ta dime të vërtetën rreth kësaj cështje. Ne lidhje me ketë si shenjë revolte do e lëshojmë sallën. I ftojmë te gjithë deputetët të na bashkohen. Seanca le të vazhdojë neser”, ka thënë Krasniqi.

Seanca e Kuvendit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Sot mbahet seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës, ku përveç tjerash do të shqyrtohet projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës dhe projektligji Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Në seancën e sotme, në të cilën është një rend i ditës me 23 pika, është paraparë të shqyrtohet edhe Shqyrtimi i raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016.

***

Sot mbahet seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës, ku përvec tjerash do të shqyrtohet projektligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës dhe projektligji Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Në seancën e sotme, në të cilën është një rend i ditës me 23 pika, është paraparë të shqyrtohet edhe Shqyrtimi i raporti vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016. 

Rendi i ditës:

1.      Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

 

2.      Koha për pyetje parlamentare,

 

3.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

 

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

 

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

 

6.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

 

7.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

 

8.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

 

9.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

 

10.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

 

11.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

 

12.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

 

13.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

 

14.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

 

15.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

 

16.  Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

 

17.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

18.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

19.  Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

 

20.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

 

21.  Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

 

22.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

 

23.  Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat