E bija e kujton në 17 vjetorin e vrasjes, tregon shpresën e vetme për zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës

Aktuale

E bija e kujton në 17 vjetorin e vrasjes, tregon shpresën e vetme për zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës

Nga: B.S Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 09:27
Beriane Mustafa

Sot bëhen 17 vite që nga vrasja e publicistit, intelektualit, anëtarit të LDK-së e kolumnistit të gazetës “Bota sot”, Xhemjal Mustafa.

Në përvjetorin e tij, përmes një postimi në facebook e ka kujtuar e bija e tij, Beriane Mustafa, e cila ka kërkuar drejtësi.

“Nuk do ta kisha menduar kurrë që në këtë Odiseaden tonë gati dy dekadëshe, në shtetin e ri të Kosovës, urdhërdhënësit e vrasjes tënde do të ishin ende në liri. Krejt e rastësishme, sot në përvjetorin e 17 të vrasjes tënde , në Kosovë do të qëndrojë kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trandafilova, e cila mbetet shpresa ime e vetme (edhe pse jam shumë skeptike), që kjo gjykatë do të vë drejtësi, për ty dhe shumë veprimtarë të tjerë të vrarë, nga kundërshtarët tuaj politik”, ka shkruar Beriane Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sipas saj, pa zbardhjen e vrasjeve politike, shteti i Kosovës nuk mund të flas për sundimin e ligjit.

“Shteti i Kosovës, i ka borxh familjes sime dhe shumë familjeve tjera që të vë drejtësi. Përndryshe institucionet e këtij vendi nuk mund të flasin për sundim të ligjit, nëse themelet e saj mbeten të zhytura në gjakun e vrasjeve politike, për të cilat deri më tash askush nuk është sjellë para drejtësisë. Prehu në paqe babë, e beteja ime do të vazhdojë deri në frymën time të fundit, për të sjellë drejtësi për vdekjen tënde”, ka shkruar ajo në faqen e saj në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat