Merret vendimi për Prishtinën dhe Prizrenin

Aktuale

Merret vendimi për Prishtinën dhe Prizrenin

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:14
Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve

(E plotësuar) - KQZ-ja e ka përfunduar mbledhjen e sotme me shumë përplasje mes anëtarëve të saj.

KQZ-ja vendosi që në orën 14:00 të fillojë numërimi i votave me postë, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për 14 komunat, ku nuk ndikojnë në rezultat.

Ndërkaq, rinumërimi i kërkuar me vendim të PZAP-it do të bëhet pas përfundimit të numërimit të këtyre votave.

Merret vendimi për Prishtinën dhe Prizrenin

Të gjitha votat e Prishtinës dhe Prizrenit do të shkojnë në rinumërim. Kështu konfirmoi kryeshef i PZAP-it Mul Desku.

Ai tha se ankesat e LDK-së për Prishtinën dhe PDK-së për Prizrenin janë pranuar si të bazuara.

PZAP-i ka vendosur lidhur me te gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike për parregullsitë në ditën e votimit për kandidatë për kryetarë të komunave në raundin dytë.

PZAP-i ka vendosur lidhur me të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike për parregullsitë në ditën e votimit për kandidatë  për kryetarë të komunave në raundin dyte.

Për këto parregullsi ne PZAP janë paraqitur 10 ankesa. 2 ankesa i ka paraqitur Alternativa, 4 ankesa i ka paraqitur LDK, 1 ankesë ka paraqitur LVV në Prizren 3 ankesa ka paraqitur PDK-ja:, Dy ankesa te Alternatives janë refuzuar.

Katër ankesa te LDK-së janë pranuar 3 ankesa për Komunën e Prishtinës dhe 1 për Komunën e Dragashit.

“Për Komunën e Prishtinës është vendosur qe te rinumërohen te gjitha vendvotimet. Në komunën e Dragashit është vendosu që të rinumërohen 35 vendvotime. Prej 3 ankesave te parashtruara nga PDK-ja 2 ankesa të PDK-se janë pranuar, një për komunën e Prizrenit dhe një për komunën e Rahovecit”, thuhet në vendim.

 Për komunën e Prizrenit është vendosur që te rinumërohen te gjitha vendvotimet ndërsa për komunën e Rahovecit është vendosur që të rinumërohen 3 vendvotime 1 ankesë e PDK-së është refuzuar.

Sipas PZAP-it një  ankesë e paraqitur nga LVV dhe është pranuar dhe me këtë rast është  urdhëruar KQZ që votat e regjistruara gabimisht kandidatit për kryetar te PDK-së për Prizren t’i regjistrohen kandidatit për kryetar te LVV-se për Komunën e Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat