Olta Xhaçka nesër në Kosovë

Aktuale

Olta Xhaçka nesër në Kosovë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:19
Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka do ta vizitojë nesër Kosovën, ku do ketë takim me ministrin e Ministrisë për FSK-në, Rrustem Berisha.

Bashkë me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në vendin tonë do të jetë edhe delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Data: 24 nëntor 2017(e premte)

Ora: 10:00 - 11:50

Vendi: Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kazerma ,,Adem Jashari’’, Prishtinë.

 Programi

10 : 00 - 10 : 30   Pritja me ceremoni ushtarake

10 : 10 - 10 : 30   Takimi tetë-a-tetë (ministrat)

10 : 30 - 11 : 10   Takim bilateral - dy delegacionet

11 : 10 - 11 : 20   Deklaratë për media

11 : 20 - 11 : 50   Vizita në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat