Kurti: Veseli. Haradinaj, Thaçi e Mustafa s’mund të na e vjedhin fitoren

Aktuale

Kurti: Veseli. Haradinaj, Thaçi e Mustafa s’mund të na e vjedhin fitoren

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 11:42
Albin Kurti

Deputeti i VV-së Albin Kurti, duke komentuar vendimin e PZAP-së për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe Prizren, thotë se nga dita e hënë Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, mafia e ndërtimit, uzurpatorët dhe të korruptuarit janë bërë bashkë që ta luftojnë qytetarin duke ia sulmuar votën.

Kurti është shprehur i  bindur se nuk mund të ketë rezultat tjetër përveç atij të së dielës.

“Nuk mund të ketë rezultat tjetër as në Prishtinë e as në Prizren përveç atij për të cilin kanë vendosur qytetarët”, tha Kurti.

Ai tha se këto zgjedhje treguan se nuk keni mundur ta bleni votën e qytetarëve, Prishtina vendosi që ta vazhdojë mirëqeverisjen me Shpend Ahmetin, Prizreni ta fillojë mëkëmbjen nën drejtimin e Mytaher Haskukës, dhe Daradana që të bëhet komunë e qytetarëve me Qëndron Kastratin.

“Nuk mund ta vjedhin këtë fitore. Bëhuni bashkë sa të doni, kërcënoni sa të doni.  Koha juaj ka përfunduar”, tha Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat