Ahmeti reagon sërish: Si mund të rinumërohen votat kur ende nuk janë numëruar?

Aktuale

Ahmeti reagon sërish: Si mund të rinumërohen votat kur ende nuk janë numëruar?

Nga: D.Rr Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 13:46
Shpend Ahmeti

Rinumërimi i votave ende pa u numëruar të gjitha, është i pakuptueshëm për kryetarin aktual të Prishtinës Shpend Ahmetin.

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka pyetur si mund të rinumërohen votat me kusht, kur ato akoma nuk janë numëruar?

Më poshtë postimi i tij i plotë në Facebook:

Vendimi i PZAP thotë se duhet të rinumërohen votat me kusht dhe ato me postë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook, duke iu referuar vendimit të PZAP-së

“Si mund të rinumërohen kur ende nuk janë numëruar”?

“Pse u ndal procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, pavarësisht vendimit të PZAP”?

“Mandej rinumërimi do të ishte vendim më i lehtë bazuar në ankesa konkrete”

Atij gjithashtu i pengon fakti i shtyrjes së numërimit të votave me kusht për një ditë më vonë nga Qendra e Numërimit

Përndryshe Qendra e Numërimit ka qenë gati dje me i numëru votat me kusht dhe e ka shty pa nevojë një ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat