Reagon Mustafa: Haki Rugova është Kryetar i Istogut

Aktuale

Reagon Mustafa: Haki Rugova është Kryetar i Istogut

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 16:59
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas numërimit të votave të me postë, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në komunën e Istogut.

Mustafa ka shkruar në Facebook se kryetar i kësaj komuna është Haki Rugova dhe se ka argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun.

Postimi i plotë:

Haki Rugova është Kryetar i Istogut. Kemi argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun. Kanë votuar njerëzit e vdekur, i kemi fotot e varrezave të tyre, vëzhguesit kanë vërtetuar pliko të njëjta për të gjitha postimet, printer të njëjtë dhe letër të njëjtë. Janë falsifikuar identitetet e votuesve. Këto fakte do t’ia ofrojmë PZAP-it dhe Prokurorisë së shtetit. Prandaj mos u mashtroni se ka fituar Gani Dreshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat