Besian Mustafa kujton babanë: Babë, ti je hero, përderisa këta të sotmit shqyejnë njëri tjetrin...

Aktuale

Besian Mustafa kujton babanë: Babë, ti je hero, përderisa këta të sotmit shqyejnë njëri tjetrin...

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Xhemajl Mustafa

Djali i Xhemajl Mustafës, veprimtarit të LDK-së si dhe kolumnist të “Bota sot”, Besian Mustafa ka kujtuar babin e tij në  17 vjetorin e vrasjes së tij.

Besian Mustafa ka shkruar në Facebook se “17 vjet që insistojmë kolektivisht të mos ndriçojmë të kaluarën kriminale të shoqërisë sonë, të pastrojmë ndërgjegjen shoqërore, të ndajmë kriminelët nga atdhedashësit dhe, kështu, të ju mundësojmë fëmijëve tanë të ndërtojnë një të ardhme të ndritur”.

Postimi i plotë:

Një, dy, tre, katër, pesë… 15, 16, 17 vjet!!!

17 vjet që ne si popull mbulojmë sytë e veshët për të injoruar realitetin në të cilin jetojmë me shpresën se këto problem do të zgjidhen vetvetiu.

17 vjet që insistojmë kolektivisht të mos ndriçojmë të kaluarën kriminale të shoqërisë sonë, të pastrojmë ndërgjegjen shoqërore, të ndajmë kriminelët nga atdhedashësit dhe, kështu, të ju mundësojmë fëmijëve tanë të ndërtojnë një të ardhme të ndritur. Mohimi i drejtësisë për një individ është mohim i drejtësisë për tërë shoqërinë, si nuk e kuptojmë këtë?!

Babë, ti je hero. Përderisa këta të sotmit shqyejnë njëri tjetrin mes xhamash të blinduar xhipash kush është më titist, jugosllavist, enverist, udbash, shikist, e ku di çka tjetër, ti luftove me mendje e me tërë qenien tënde të fundosësh Jugosllavinë, Serbinë, Millosheviqin në Kosovë.

Babë, mburrem që jam biri yt. Falë teje, unë sot flas, shkruaj, mendoj shqip.

Babë, mezi pres ditën kur shqiptarët mburren me Kosovën e tyre. Por jo para se të shikojnë veten në sy, të ballafaqohen me kancerin kriminal të saj e të pastrojnë veten nga krimet e mafitë.

Babë, buzëqesh përjetësisht hyjnueshëm

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat