Reagon Zemaj: Dëshmitë për vjedhje identiteti në Istog së shpejti në prokurori

Aktuale

Reagon Zemaj: Dëshmitë për vjedhje identiteti në Istog së shpejti në prokurori

Nga: Bota sot Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 20:17
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Istog, pas numërimit të votave me kusht, ato me postë dhe të diasporës, ku Gani Dreshaj nga AAK ka mposhtur Haki Rugovën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se votat janë të kontestueshme dhe se ekzistojnë dëshmi për vjedhje identiteti, që do të dërgohen në prokurori, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Votat të cilat sot u prezentuan në favor të kandidatit Gani Dreshaj janë të kontestushme në aspektin e vertetësie legale, dhjetra dëshmi kanë mbërri nga struktura të ndryshme etnike të cilet deshmojn? dhe vertetojnë se nuk kanë aplikuar por as nuk kanë votuar në këtë proces zgjedhor në Istog. Dëshmit se shpejti deponohen edhe në prokurori për hetime se kush qendron prapa kësaj vjedhje identiti makaber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat