Deputeti i LDK-së: Gani Dreshaj me punëtorët e tij i plotësoi votat me postë

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Gani Dreshaj me punëtorët e tij i plotësoi votat me postë

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 21:00
LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e votave me postë në Komunën e Istogut, të cilat përmbysen rezultatin zgjedhor në këtë komunë në favor të kandidatit të AAK-së Gani Dreshaj. 

Deklarimet e parakohshme të Dreshajt, se do të bëhet kryetar i Komunës së Istogut me votat me postë, sipas Avdylit janë një mesazh se ai ka manipuluar me to.

Image
Haxhi Avdyli

“Istogu vërtetoi që mendësia manipulative e zgjedhjeve nuk është çrrënjos. Vetë fakti që nëpër komuna tjera kemi dhjetëra vota nga jashtë e në Istog ka mijëra flet mjaft.
Krekosja e kandidatit Dreshaj se po bëhem kryetar me ato vota (kur dihet që ato vota jan? fshehura dhe sdihet për kend janë) vjen vetëm nëse Dreshaj i ka mbush vetë ndonjë pasdite me punëtorët e GO GO Clubit”, ka thënë Avdyli.

Tutje, ai ka veçuar se nëse k?to vota vërtetohën që janë “adresa dhe emra fiktiv do të hidhen komplet në shportë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat