Sipas Mustafës, LDK-së në Istog iu mor fitorja me emra të vdekurish nga Mali i Zi e...

Aktuale

Sipas Mustafës, LDK-së në Istog iu mor fitorja me emra të vdekurish nga Mali i Zi e...

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:25
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se fitorja në Istog iu mor me emra të vdekurish që votuan nga Mali i Zi.

“Kush i bëri pazar 735 vota nga Mali i Zi, 374 vota nga Austria, 154 vota nga Sllovenia...?! Nga te vdekurit?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

“Serbët, malazezët, boshnjakët. po u dashka të vendosin për Kryetar të Istogut, me kontigjente të eksportuara të votave në emër të tyre. Në qoftë se e lejojmë këtë rast, atëherë kjo bëhet dukuri dhe nuk kemi pse të mbajmë zgjedhje në Kosovë, sepse porositë e votave përmes serbëve, do ta deformojnë vullnetin qytetar”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat