Ymeri: Me urdhër politik ndodhi arrestimi brutal i tre deputetëve

Aktuale

Ymeri: Me urdhër politik ndodhi arrestimi brutal i tre deputetëve

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:27
Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas arrestimit të deputetëve Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, ka deklaruar se arrestimi i tre deputetëve ndodhi në mënyrë brutale nga Policia e Kosovës e cila po zbaton urdhëra politik.

Sipas tij, arrestimi i sotëm është në kuadër të përndjekjeve masive që kanë filluar kohëve të fundit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri: U arrestuan në mënyrë brutale

“Tre deputet të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti u arrestuan në mënyrë brutale nga Policia e Kosovës me urdhëra politikë, duke hyrë në seancë, pra tre deputetët ishin duke ardhur në seancën që është thirr për sot si vazhdim i seancën që filloi dje, ku këta tre deputet morën pjesë dhe sot erdhën që ta vazhdojnë atë seancë dhe u penguan nga policia në hyrje këtu përmes një brutaliteti që e pësuan edhe deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është edhe një rast ose një përndjekje masive që ka filluar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Ai perëndi dënimin e katër aktivistëve me 21 vite burg , siç tha ai pa kurrfarë dëshmie dhe tash me vazhdimin e gjykimit ndaj deputetëve që mbrojtën sovranitetin.

Përndryshe, gjatë arrestimit janë lënduar deputet, aktivistë dhe gazetarë, pasi Policia për t’i shpërndarë deputetët që kundërshtonin arrestimin e Kurtit dhe të tjerëve, kanë përdorur sprej.

Visar Ymeri ka disa fjalë për deputetët që u arrestuan

Kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë pas arrestimit të tre deputetëve të VV-së se ata po vinin për të marr pjesë në seancë.

Sipas tij, deputetët u ndaluan me brutalitet, për çka pësuan edhe deputetët tjerë.

“Kjo është vazhdimësi e veprave të pushtetit, pas dënimit të aktivistëve tanë padrejtësisht. Është e njëjta klikë e pushtetit, e cila po synon që ta dhunoj votën e lirë të qytetarit, pas vendimit të djeshëm të PZAP-it dhe që po tentojnë të përndjekin secilin aktivistë të Vetëvendosjes”, ka thënë Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat