Rinumërimi për Kuvende Komunale solli 14 ndërrime të asamblistëve në të gjithë Kosovën (Dokument)

Aktuale

Rinumërimi për Kuvende Komunale solli 14 ndërrime të asamblistëve në të gjithë Kosovën (Dokument)

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:50
Kutitë e votimit

Rinumërimi i më shumë se 440 vendvotimeve në komuna të ndryshme nga zgjedhjet për Kuvende Komunale që u bë javën e kaluar – ka sjellur disa ndryshime në listën e kandidatëve që me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare kishin siguruar ulëse në ndonjërën nga asambletë.

Subjektet politike mbesin me numrin e njëjtë të ulëseve që kanë fituar ashtu siç është bërë e ditur në ditën kur KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale, por ndryshime kanë ndodhur në disa raste brenda listës së subjekteve. 

Sipas raportit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve, pas rinumërimit, i cili është miratuar nga KQZ-ja, ka sjellur disa ndryshime brenda subjekteve politike. Lista e subjekteve politike ku ka pasur ndërrime pas rinumërimit me vendim të PZAP-it është kjo:

·         5 ndërrime në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

·         3 ndërrime në Partinë Demokratike të Kosovës.

·         2 ndërrime në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

·         2 ndërrime në Lëvizjen Vetëvendosje.

·         1 ndërrim në Nismën për Kosovën.

·         1 ndërrim për Samostalna Liberalna Stranka.

Këtu mund të gjeni listën e saktë të asamblistëve që kanë fituar mandatet dhe emrat e atyre që zëvendësohen: http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/Nd%C3%ABrrimi%20i%20kandidat%C3%ABve%20pas%20Rinum%C3%ABrimit%20-%20PZAP_jqrbdhymvk.pdf

Kurse lista e plotë e të gjithë kandidatëve të zgjedhur në të gjitha Kuvendet Komunale në Kosovë mund të gjendet këtu: http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/382

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat